osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtoresha e ATSH në Beograd: E ardhmja jonë duhet të jetë ajo pa pengesa, qofshin ato në ekonomi, politikë, apo kulturë!

Drejtoresha e ATSH në Beograd: E ardhmja jonë duhet të jetë ajo pa pengesa, qofshin ato në ekonomi, politikë, apo kulturë!

Media mund të luajë rol jetik në shembjen e pengesave që na ndajnë dhe shkallmimin e paragjykimeve mes serbve dhe shqiptarëve, pohoi sot, drejtoresha e ATSH-së ndërsa mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Beograd me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

Konferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka në fokus të diskutimeve marrëdhëniet mes dy kombeve, rrethanat historike, politike dhe ndërkombëtare që gjenerojnë këto marrëdhënie sot, si rrugëtimi i dy vendeve drejt BE-së.

Në fjalën e saj, drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi u shpreh se është gjithmonë kënaqësi të vizitosh Beogradin, qytet me rrugë të kalldrëmta, bulevarde të gjerë që ndërpriten nga madhështia e Danubit, që mban në vetvete aromën e një rajoni, që për shekuj ka prodhuar më tepër histori sesa mundet.

Duke vlerësuar pozicionin gjeografik në rajon të kryeqytetit të Serbisë, Krasniqi tha se “Beogradi, një metropol në udhëkryq të shumë qytetërimeve ndër shekuj, mund të jetë vendi ideal për të diskutuar lidhur me mënyrën se si e parashikojmë të ardhmen tonë të përbashkët.

Duke folur për të ardhmen e dy vendeve Serbisë dhe Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe Procesin e Berlinit si urë e re komunikimi, drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi iu referua temës së kësaj konference “serbët dhe shqiptarët, në çfarë drejtimi?”

“Pyetja e parashtruar nga ky takim është pyetje për të cilën na është dashur të presim për shumë dekada për një përgjigje, deri në nisjen e iniciativës së Procesit të Berlinit.  Që atëherë, shkëmbimet gjithnjë e më të shpeshta të niveleve më të larta të politikës sonë kanë krijuar një klimë të re në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha ajo.

Duke folur për marrëdhëniet miqësore të krijuara kohët e fundit, Krasniqi tha se “tashmë ne mund të ulemi në të njëjtën tryezë si miq dhe të bisedojmë për gjithçka kemi të përbashkët, që janë shumë më të shumta se kemi menduar deri pak vite më parë, por çfarë është më e rëndësishme, ne mund të flasim personalisht lidhur me gjëra që ende na ndajnë”.

Krasniqi vlerësoi rolin e mediave për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Serbi-Shqipëri.

“Në këtë situatë të re të krijuar në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, mendoj se roli i medias së të dy shteteve është më i rëndësishëm se kurrë. Është fakt që pavarësisht shkëmbimeve tregtare dhe numrit rekord të turistëve në Serbi në vitin 2017, ende ekzistojnë paragjykime dhe ide të gabuara lidhur me vendin tonë. E njëjta vlen edhe për Shqipërinë” u shpreh Krasniqi.

Më tej, Krasniqi theksoi se “roli i agjencive tona, por edhe i medias kombëtare është të shkallmojë këto paragjykime një e nga një, jo duke ndjekur një axhendë të caktuar politike, por përmes rrëfimit të së vërtetës, një e vërtetë që është zbuluar lehtësisht nga çdo shqiptar që ka vizituar Serbinë dhe çdo serb që ka vizituar Shqipërinë” .

“Shqiptarët dhe serbët, dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor i bashkon mikpritja për të huajt, i bashkojnë traditat dhe, mbi të gjitha, të njëjtat aspirata dhe shpresa për të ardhmen”, tha ajo.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në konferencë, Krasniqi shtoi se “media mund të luajë rol jetik në shembjen e pengesave që na ndajnë”. “Në këtë aspekt, vizita ime në Beograd ka rëndësi të dyfishtë personale, pasi vetëm pak muaj më parë, Drejtoresha e Tanjug-ut erdhi në Tiranë për të shprehur vullnetin e saj për konsolidimin e bashkëpunimit me ATSH-në dhe për mua është moment krenarie të shpreh të njëjtin vullnet këtu në Beograd”, shtoi Krasniqi.

“Ndërsa përgatisja këtë fjalim, ndesha në një artikull të botuar nga një e përditshme shqiptare në vitin 2011, që e konsideronte skandal faktin që një kompani serbe pjesëmarrëse në një panair tregtar në Tiranë, ishte lejuar të shiste kebap dhe pleskavica. Sot, një gazetar që do të publikonte një artikull qesharak do të diskretitohej në çast. Vetëm pak vite kanë kaluar që atëherë, por psikologjikisht duket sikur ka kaluar një shekull. Jam e lumtur të konstatoj se artikuj të tillë tashmë janë zëvendësuar nga shkrime mbi atraksionet turistike të të dy vendeve tona, shembuj pozitivë suksesi në art, sport, kulturë, mundësitë e investimeve etj. Unë besoj që këta shembuj pozitivë suksesi mbajnë përgjigjen e parashtruar nga kjo konferencë”, tha Krasniqi.

Duke folur për të ardhmen mes dy vendeve dhe qytetarëve të saj, drejtoresha e ATSH-së tha se “e ardhmja e shqiptarëve dhe serbëve duhet të jetë një nga projektet e rëndësishëm në infrastrukturë dhe energji, siç është projekti për autostradën dhe hekurudhën Durrës-Nish”.

“E ardhmja jonë duhet të jetë ajo e një bashkëpunimi më të ngushtë se kurrë në ekonomi. Na janë dashur 32 vjet që në vitin 2014 të arrinim të njëjtin nivel të shkëmbimeve tregtare të vitit 1982, por që atëherë çdo vit ka qenë më i mirë se viti pararendës”, tha Krasniqi.

“Sot, më shumë se 100 biznese serbe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Nga ana tjetër, janë shumë biznesmenë shqiptarë, të cilët vijnë në Serbi, jo vetëm për biznes, por edhe për të gjetur partnerë në vendin tuaj”, tha Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi tha se “e ardhmja jonë duhet jetë ajo e shkëmbimeve rinore dhe kulturore më të mëdha se kurrë”. “Hapja e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor në Tiranë ka ndihmuar në zhvillimin e gjithnjë e më shumë iniciativave në këtë fushë”, tha ajo.

Duke folur për të ardhmen e të dy vendeve dhe bashkëpunimin mes palëve drejt rrugëtimit të përbashkët europian, drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Krasniqi, u shpreh se “përfundimisht, e ardhmja jonë duhet të jetë ajo pa pengesa, qofshin ato në ekonomi, politikë, apo kulturë. E ardhmja e Shqipërisë dhe Serbisë duhet të jetë në tregun e përbashkët rajonal, ku të gjithë qytetarët të mund të lëvizin lirshëm brenda një hapësire europiane. Të gjithë e dimë që gjatë viteve të fundit, Shqipëria dhe Serbia kanë punuar shumë për të projektuar të ardhmen e tyre së bashku. Padyshim, siç thonë në Serbi, “jo gjithçka që shkëlqen është ar”.

“Sidoqoftë, duke iu referuar një proverbi tjetër serb, “Ne videti shumu od drveta”, s’mund t’ia lejojmë vetes të mos shohim pyllin se e zënë drurët. Me fjalë të tjera, në të ardhmen tonë, ne s’duhet të fiksohemi pas hollësive, s’duhet të ndahemi nga problemet e përditshme, por duhet të ecim përpara me vendosmëri, për të krijuar një bosht paqeje dhe stabiliteti, nga i cili të përfitojë jo vetëm Ballkani, por e gjithë Europa”, tha Krasniqi.

Krasniqi nënvizoi rolin e mediave për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe lehtësimin e rrugës europiane.

“Ne njerëzit e medias, më shumë se kushdo tjetër, kemi përgjegjësinë që kjo të bëhet realitet”, tha drejtoresha e ATSH-së.

Për të dhënë një botë tjetër marrëdhëniesh të realitetit në rajon dhe të kombësisë së përbashkët të shqiptarëve në rajon kudo ndodhen, drejtoresha e ATSH-së Krasniqi tregon një histori pesonale.

“Dhe për të përfunduar, më lejoni të ndaj me ju një histori personale. Në vendin tim, shumë njerëz më pyesin lidhur me mbiemrin tim të pazakontë. I pazakontë pasi ‘Krasniqi” është një mbiemër tipik në Kosovë, që s’gjendet askund tjetër në Shqipëri. E vërteta është se vjehrri im është lindur në një fshat të vogël në Rahovec. Ai i përkiste një brezi që ka vuajtur shumë, nga njëra luftë në tjetrën. Ai madje është lënduar edhe fizikisht kur u burgos në moshën 14-vjeçare, me mëkatin e vetëm të ëndrrës për një Kosovë të lirë. Në fund ai u arratis në Shqipëri, ku u bë shkrimtar i famshëm, u martua dhe vazhdoi jetën” tha Krasniqi.

Me tej, Krasniqi, duke përmbyllur tregimin tregon realitetin e bashkjetesës mes serbve dhe shqiptarëve ndër shekuj.

“Megjithatë, ai kurrë nuk e fajësoi popullin serb për fatin e tij të keq. Bashkëshorti im është rritur me historitë se si serbët dhe shqiptarët festonin festat fetare së bashku. Si ata ndanin me njëri-tjetrin bukën në varfëri dhe të njëjtat gëzime në ditë më të mira. Por ai është rritur njëkohësisht me dhimbjen e njeriut, i cili s’do të mund ta shikonte vendlindjen e tij për gati 50 vjet. Në fund, para se të vdiste, në mes shumë librave të tjerë, vjehrri im botoi një vepër, që përmblidhte të gjitha kujtimet e tij. Natyrisht nuk ishte menjëherë libri më i shitur, por në çdo faqe mund të ndjeni dhimbjen e tij shumë të thellë”, tha Krasniqi.

“Dhe përfytyroni, një burrë në fund të të shtatëdhjetave, i cili shkon me imagjinatën e tij në pyje për të ledhatuar fytyrën me flladin e ëmbël me aromën e mrekullueshme të gështenjave, apo ndanë rrjedhës së ëmbël të një përroi, që e ndante fshatin e tij në dysh. Fatmirësisht, dy djemtë e mi nuk kanë nevojë të lexojnë kujtimet e tij për t’i ndjerë këto. Ata mund ta shohin vendlindjen e gjyshit me sytë e tyre dhe për një gjë ai kishte të drejtë, është një vend vërtet i mrekullueshëm mes pyjesh dhe kodrash. Përfundimisht, kjo është ajo për të cilën po luftojmë”.

Po ashtu, Krasniqi shton më tej se “fëmijët tanë nuk duhet të kenë të njëjtin fat”. “Dhe ata nuk do të ndahen nga kufij, apo kujtime. Nuk po them se do të harrojmë, e as që do ta braktisim historinë tonë të shkëlqyer. Por e ardhmja i përket paqes, bashkëpunimit më të madh dhe i përket një brezi, që jam e sigurt se do të dijë t’i bëjë gjërat shumë më mirë sesa kemi ditur t’i bëjmë ne”.

“Kjo është arsyeja përse gjithçka ne bëjmë sot duhet të bëhet me një sy drejt së ardhmes dhe jo së shkuarës”, theksoi Krasniqi në fund të fjalës së saj.