osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtoresha e ATSH, Krasniqi për “Fake News”-et: Nevojiten strategji të përbashkëta kundër një armiku të padukshëm

Drejtoresha e ATSH, Krasniqi për “Fake News”-et: Nevojiten strategji të përbashkëta kundër një armiku të padukshëm

“Sot, ‘Fake News’ nuk është më vetëm një fenomen, por shpesh është një strategji e mirëfilltë komunikimi, në duart e pak personave apo grupeve të caktuara, të cilët përpiqen të shfrytëzojnë pushtetin e katërt për qëllime shpesh herë malinje”. Kështu theksoi në fjalën e saj drejtoresha e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Armela Krasniqi në pritjen e mirëseardhjes për delegacionet e disa prej agjencive më të rëndësishme nga rajoni dhe Europa, në kuadër të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare me temë “Agjencitë e lajmeve vs “Fake News” që nis nesër në Tiranë. I pranishëm në këtë pritje ishte edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Ne, në Shqipëri, vuri në dukje ajo, “kemi një shprehje popullore, e cila thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”. Megjithatë, në erën e re dixhitale, me mediat tradicionale të sfiduara si kurrë më parë nga revolucioni i tretë i medias, kjo shprehje nuk është më gjithmonë e vërtetë.

“Falë teknologjive të reja, automatizmave dhe mundësisë për të sponsorizuar çdo kontent pa asnjë filtër në rrjetet sociale, sot “Fake News” janë në gjendje të qarkullojnë dhe të risillen, të ripaketuara për një kohë të gjatë në rrjet”, nënvizoi Krasniqi, duke shtuar se janë të pafundme rastet e regjistruara në vitet e fundit, ku “Fake News” kanë qenë në gjendje të krijojnë trazira sociale apo të nxisin shfaqje të dhunës në shoqëritë tona.

Situata, theksoi drejtoresha e ATSH-së, është edhe më e vështirë, duke pasur parasysh që sipas statistikave të Bashkimit Europian, rreth 65% e qytetarëve kanë si burim të parë informacionin në rrjetet sociale, ndërsa besimi tek media tradicionale ka rënë në pikën më të ulët historike. “Në këtë mjedis të ri, në të cilën është vendosur bota jonë, e medias, askush nuk është më i imunizuar dhe askush nuk ka shanse të fitojë në këtë luftë i vetëm”, tha ajo.

“Për këtë arsye, është një kënaqësi e veçantë për mua, që nën drejtimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, kurorëzojmë një vit tejet të suksesshëm. Kurorëzimi i këtij viti të suksesshëm është padyshim edhe kjo konferencë ndërkombëtare në Tiranë, dedikuar “Fake News”.

Kjo është hera e parë që ATSH organizon një ngjarje me të tilla përmasa”, – theksoi Krasniqi.

“Përgjatë tre ditëve të ardhshme, shpresoj shumë që duke ndarë përvojat personale të secilit prej nesh e duke debatuar mbi mënyrat se si mund të përballojmë këtë sfidë, agjencitë tona të jenë në gjendje të formulojnë një strategji të bashkërenduar, për mënyrat se si mund të zgjerojmë bashkëpunimin në këtë betejë të përbashkët, kundër një kundërshtari të padukshëm”, – vuri në dukje ajo.

“Është detyra jonë thelbësore, që të inkurajojmë gazetarinë e pavarur dhe profesionale. Publiku ka nevojë më shumë se kurrë për reporterë në gjendje për të zbërthyer situatat e komplekse sociale, ekonomike dhe politike sot në botë.

Është detyra jonë për t’u fokusuar tek gazetaria elitare, pa rënë në kurthin e fitimeve të shpejta të gjeneruara nga interneti.

Është gjithashtu detyra jonë që të kultivojmë mendimin kritik, në atë që gjithmonë e më shumë po njihet si lufta kundër analfabetizmit dixhital. E të gjitha këto më shumë se për mjete financiare, kanë nevojë për ide dhe bashkëpunim”, – theksoi drejtoresha e ATSH-së.

Sipas saj, përhapësit e “Fake News” nisën vite më parë një luftë të pabarabartë, për të cilën askush prej nesh nuk ishte i përgatitur dhe ata u treguan të aftë të kuptonin në kohën e duhur fuqinë e jashtëzakonshme që ofrojnë sot platformat dixhitale.

Megjithatë, theksoi ajo, kjo është një luftë në të cilën ky disavantazh po reduktohet dita ditës. “Mediet tona sot janë gjithmonë e më të mësuara dhe më të afta të përballen me këtë kërcënim”, – u shpreh Krasniqi.

“Gabimi që nuk duhet të bëjmë është që secili prej nesh të mësojë në kurrizin e tij nga gabimet. Përvojat e gjithkujt, duhet të na shërbejnë për të mësuar sa më shpejt, ndaj bashkëpunimi në këtë fushë është më i rëndësishëm se kurrë.

Siç nisa fjalën time, më lejoni të përfundoj gjithashtu me një shprehje popullore. Nga anët tona kemi zakon të themi shprehjen “gur gur bëhet kalaja”. Sot, jam e lumtur që po vendosim një gur të ri të përbashkët, në drejtim të një bashkëpunimi gjithmonë e më intensiv mes agjencive tona”, përfundoi fjalën e saj në pritjen për delegacionet që do të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Agjencitë e lajmeve vs “Fake News” drejtoresha e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Armela Krasniqi./ATA