osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtësia ping pong me dosjen Hajdari, Haxhia “shpërthen” ndaj Berishës: Ka kapur gjyqësorin, tenton të më përdorë si mburojë për të mbuluar krimet

Drejtësia ping pong me dosjen Hajdari, Haxhia “shpërthen” ndaj Berishës: Ka kapur gjyqësorin, tenton të më përdorë si mburojë për të mbuluar krimet

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë ka marrë një tjetër rrjedhë. Pasi çështja kaloi te Gjykata e Krimeve të Rënda, edhe kjo e fundit është në dilemë nëse çështja duhet të shqyrtohet ose jo. Dje u mbajt seanca e parë në këtë gjykatë, ku u kërkua që të jepet një interpretim nga Gjykata e Lartë se ku duhet të shqyrtohet kjo çështje. Çka do të thotë se dosja “Hajdari” është kthyer në ping pong mes gjykatave, duke shmangur në një farë mënyre përballjen e Izet Haxhisë me Sali Berishën.

Prokurori i çështjes Besnik Muçi, duke iu referuar nenit 88 të Kushtetutës Penale kërkoi që për dosjen “Hajdari” të vendosë Gjykata e Lartë se kush i ka kompetencat për ta gjykuar. Muçi i kërkoi trupës gjykuese se deri në vendimin e Gjykatës së Lartë, Izet Haxhisë t’i jepet masa e dënimit “arrest me burg”. Pas më shumë se dy ore në dhomën e këshillimit, trupa gjykuese vendosi që Izet Haxhia të dënohet me masën “Arrest me burg” për veprën penale vrasje me paramendim, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Por pas kërkesës që prokurori Besnik Muçi i drejtoi trupës gjykuese, ishte radha e Izet Haxhisë për të folur. Ky i fundit, gjatë seancës shpërtheu në sulme të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar atë se gjithmonë ka pasur nën kontroll drejtësinë dhe Shërbimin Informativ të Shtetit. Haxhia gjithashtu e akuzoi ish-kryeministrin se po e përdor si mburojë për të mbuluar krimet që ai ka kryer, duke shtuar se vendimi i drejtësisë për të qëndruar në paraburgim është politik. “Vendimi i Gjykatës së Apelit është tragjikomik. Vendimi ka qenë politik nga personi që më ka përdorur mua si antiplumb. Ai është personi që ka kryer më shumë krime. Sali Berisha ka pasur dy qëllime kryesore në jetën e tij, të fusë në dorë drejtësinë dhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe ia ka arritur. Ai e ka pasur gjithmonë drejtësinë në duart e tij dhe vazhdon ta ketë akoma. Drejtësia i shërben politikës dhe vendimi për mua është politik”, u shpreh Izet Haxhia gjatë seancës gjyqësore.

Ndërkohë avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla deklaroi që të mbrojturit prej tij ti jepet një dënim më i lehtë, pasi sipas tij Haxhia nuk përbën rrezikshmëri dhe nuk është arkitekt i asnjë vrasje. Nikolla kërkoi që dëshmitarët e kërkuar nga Izet Haxhia të vinë të ballafaqohen, duke shtuar se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të jetë dëshmitari i parë që duhet të paraqitet dhe sipas tij japëllogari se çfarë ka deklaruar fshehtas në ambasadën amerikane. “Sali Berisha duhet të vijë dhe të tregojë këtu se çfarë ka thënë fshehtas në ambasadën amerikane. Izet Haxhia nuk është një person i rrezikshëm dhe nuk është arkitekti i asnjë vrasjeje. Të gjithë dëshmitarët të vijnë dhe të ballafaqohen. Kjo është një hakmarrje politike, pasi nuk ka asnjë provë që e implikon Izet Haxhinë”, u shpreh avokati Bashkim Nikolla. Ndërsa avokati tjetër, Idajet Beqiri në një reagim për gazetën “SOT” u shpreh se Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka kompetencë për të gjykuar Izet Haxhinë dhe si rrjedhim nuk kanë të drejtë të japin vendime. “Unë si avokat argumentova me shumë prova e fakte si dhe me ligjin procedural penal se Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda nuk është gjykatë kompetente dhe se kjo çështje ka ardhur pa asnjë bazë ligjore në këtë gjykatë. Të njëjtën gjë pranoi edhe prokurori, i cili kërkoj konfliktin e kompetencës dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Lartë për të vendosur cila gjykatë duhet të gjykojëçështjen. Gjykata këtë kërkesë e pranoi dhe vendosi që çështja ti dërgohet Gjykatës së Lartë për të vendosur për kompetencën, por mori masën e sigurimit arrest me burg për Izet Haxhinë! Kjo është non sens juridik sepse nuk mund të caktosh masë sigurimi për një të pandehur kur vetëpranon se nuk je gjykatë kompetente. Nga ana tjetër, Izet Haxhia ka qëndruar në paraburgim i arrestuar tej çdo kohe të arsyeshme”, tha Idajet Beqiri në reagim për gazetën. /Elisjeda Kiko