osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtësia për 21 Janarin është bërë dhe më mirë se kaq s’mund të ndodhte

Drejtësia për 21 Janarin është bërë dhe më mirë se kaq s’mund të ndodhte

Ky është 21 Janari i njëmbëdhjetë që katër protestuesit e vrarë nga qeveria Berisha-Meta përkujtohen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Prej 11 vitesh, familjarët e tyre kanë qenë në kërkim të drejtësisë dhe nuk janë kënaqur me asnjë proces gjyqësor që në bankën e të akuzuarve ka pasur gardistë. Sepse të ndëshkosh autorët e 21 Janarit do të thotë të ndëshkosh Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

Sot nuk është dita për të rikujtuar rolin e tyre në pushkatimin e Ziverit, Aleksit, Hekuranit dhe Faikut. Por pse jo, të shihet me vëmendje se si janë katandisur të tre.

Drejtësinë që ndoshta nuk e bënë dot gjykatat para dhe pas Reformës, na e sollën nga matanë kontinentit.

Ky është 21 Janari i parë që e gjen Sali Berishën dhe familjen e tij me një mal akuzash mbi shpinë, të kopsitura nga SHBA që ia ka mbyllur derën njëherë e mirë. Në ato akuza që Amerika s’do ti publikojë, me siguri shkëlqen 21 Janari.

Sot Sali Berisha dhe ish-ministri i tij i Brendshëm po hahen si qentë duke i thënë njëri-tjetrit fjalën e fundit të parën. Madje edhe për 21 Janarin Berisha e Basha kanë nisur ta akuzojnë njëri tjetrin. Njëri i thotë frikacak që më braktise atë ditë, tjetri i thotë ‘unë s’jam si ty që të të vras për një copë godinë, siç vrave ti në 21 Janar’.

Ky 21 Janar e gjen edhe Ilir Metën jashtë orbite. I shpërfytyruar ca nga katandisja e LSI pas zgjedhjeve, ca nga prishja me Lulzim Bashën, e ca nga përplasjet me drejtësinë nga Tirana në Venecia. Tani që po i arrestojnë edhe ish-ministrat që i kishte shokë të ngushtë, është kapur pas Sali Berishës. Fiks si në 21 Janar 2011. Por pa marre parasysh se i mbyturi të mbyt.

Ky është 21 Janari i parë që kemi drejtësi, nga ajo që s’e kishim imagjinuar. Mund të kishte ndodhur edhe më keq. Berisha të ishte arrestuar, e ta lironte Lulzim Basha me protesta apo Ilir Meta me Kushtetuesen. Por jo, veç kështu mund të bëhen gazi i botës jo veç në 21 janar, por çdo ditë të vitit.