osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtësia e re në gjumë të thellë: 518 zyrtarë të kallëzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie! Asnjë i dënuar apo i hetuar

Drejtësia e re në gjumë të thellë: 518 zyrtarë të kallëzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie! Asnjë i dënuar apo i hetuar

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gjatë periudhës 2014-2021 ka kallëzuar penalisht 518 zyrtarë të niveleve të ndryshme. Akuzat ndaj tyre janë për fshehje pasurie, pastrim parash, mashtrim me pasurinë etj.

Këto janë bërë të ditura në raportin e ILDKPKI për vitin 2021, ndërsa kallëzimet janë bërë kryesisht në Prokurorinë e Tiranës, Prokurorinë e Përgjithshme, në prokuroritë e rretheve, dy vitet e fundit në SPAK, në strukturat e hetimit tatimor, në Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe në Policisë së Shtetit.

Të dhënat reflektohen në raportin e veprimtarisë së ILDKPKI për vitin 2021, raport i cili do të shqyrtohet nga Kuvendi, anëtarët e të cilit janë vetë subjekte të këtij institucioni kaq të rëndësishëm kundër korrupsionit.

Inspektorati raporton se ka ushtruar kontroll të thelluar për 802 subjekte deklaruese gjatë vitit të shkuar, ndërkohë që numri total i deklaratave të administruara prej saj është 4,032. Në njoftim bëhet me dije se të përfshirë janë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarë Bashkie, Drejtorë Drejtorie.

“Inspektorati i Lartë gjatë periudhës 2014-2021 ka referuar pranë institucionit të Prokurorisë, në strukturat e hetimit tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe në Policinë e Shtetit, 518 subjekte në të cilat janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues si: deputet të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryetar bashkie, drejtor drejtorie etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 16 raste referimesh penale dhe referime të tjera”, thuhet në raport.

130 masa administrative

Ndërkohë, nga raporti mësohet se institucioni ka ndërmarrë gjatë vitit të shkuar ndëshkimin e subjekteve deklarues të gjetur në shkelje të kuadrit ligjor, duke aplikuar 130 masa administrative “gjobë” dhe depozituar 16 referime penale dhe referime të tjera pranë institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, si dhe strukturave të Policisë së Shtetit.

Edhe për vitin 2021, pak rezultate ka siguruar programi i sinjalizuesve, i cili nxit nëpunësit e administratës të raportojnë rastet e korrupsionit. Inspektorati i Lartë bën me dije se ka regjistruar dhe trajtuar në total 11 raste sinjalizimi dhe 1 kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja, të ardhur nga sektori publik. Në analizim të rasteve të paraqitura, rezulton se 10 raste sinjalizimi të jashtëm kanë ardhur nga sektori publik dhe 1 rast i përket sektorit privat. Ndërkohë, kujtojmë se gjatë vitit 2021, SPAK ka regjistruar 14 procedime penale për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, ku 1 çështje e ka transferuar, 3 i ka pushuar dhe për 10 raste vijojnë hetimet.

Ndërsa, prokuroritë e përgjithshme kanë regjistruar vetëm një procedim penal të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

JU REKOMANDOJMË