osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtësia e re në duart e grave, ‘digjen’ të gjithë burrat

Drejtësia e re në duart e grave, ‘digjen’ të gjithë burrat

Përpos shpopullimit dhe mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, ‘arratisjes’ së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shpërthimit të pazakontë të gjyqtarit Ken Dhima në mbledhjen e fundit të KLD, procesi i Vetingut po prodhon një tjetër befasi të madhe.

Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit të Vetingut, asnjë prokuror apo gjyqtar i gjinisë mashkullore nuk ka mundur dot të kalojë skanerin e trefishtë të Vetingut, për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re që po konstituohet. Bilanci i deritanishëm është: Nga 3 subjekte burra të verifikuar, asnjëri prej dyte nuk është konfirmuar në detyrë.

Konkretisht, i janë nënshtruar Vettingut Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës. Që të tre janë shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me argumentin se nuk justifikojnë pasurinë.

Nga ana tjetër, nga 7 prokurore dhe gjyqtare gra të verifikuara deri më tani për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale, janë konfirmuar në detyrë 5 prej tyre. Ky bilanc apo ky trend është një tregues i qartë se drejtësia e re do t’u besohet dhe do të dominohet nga gratë.

Gratë prokurore dhe gjyqtare të konfirmuara në detyrë do të bëhen pjesë e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ato duket se nuk do të kenë konkurrentë burra për t’u bërë pjesë e këtyre strukturave. Gjithashtu, nisur nga ky trend, gratë do të dominojnë edhe dy gjykatat më të rëndësishme, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët për vendet vakante në këto dy gjykata duhet të kalojnë Vetingun. Edhe për këto pozicione, gratë në fjalë, nuk do të kenë konkurrentë të gjinisë tjetër. Më tej, gratë gjyqtare dhe prokurore që kanë kaluar Vetingun do të dikojnë edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, të cilat përbëjnë organet e SPAK-ut. Këto organe janë projektuar për të ndëshkuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

Dominimi 

Procesit të rivlerësimit i janë nënshtruar deri më tani 7 prokurore dhe gjyqtare, ku pesë prej tyre janë konfirmuar në detyrë. Konkretisht, janë konfirmuar në detyrë gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin Marçela Shehu, prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Anila Leka, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë Manjola Xhaxho dhe prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë Fatjona Memçaj.

Ndërkaq, janë shkarkuar nga detyra, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër Besa Nikëhasani. Gjithsesi, për subjektet që janë shkarkuar nga detyra fjalën e fundit do ta thotë Kolegji i Posaçëm i Apelimit./Shqiptarja.com