osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Drejtësia e njëjtë …bandë! Gjykata e Elbasanit dënoi vetëm me 4 vite shoferin që i vrau nën efektet e alkolit dy vajza dhe plagosi rende dy të tjera, nëna e përlotur: Na mashtroi avokati me aktin noterial!

Drejtësia e njëjtë …bandë! Gjykata e  Elbasanit dënoi vetëm me 4 vite shoferin që i vrau nën efektet e alkolit dy vajza dhe plagosi rende dy të tjera, nëna e përlotur: Na mashtroi avokati  me aktin noterial!

Me lot në sy e zemër të thyer, nëna e njërës prej viktimave në aksidentin tragjik në tunelin e Elbasanit një vit më parë ka kërkuar drejtësi për jetën e vajzës së saj vetëm 19-vjeçe.

Në aksident humbën jetën 2 vajza të reja dhe u plagosën dy të tjera, por një ditë më parë gjykata e Elbasanit vendosi të jap një vendim skandaloz për autorin Behar Pema, 58 vjeç, i cili drejtonte mjetin e tij i dehur. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në arsyetimin e gjykatës thuhet se familjarët e viktimave e kishin falur autorin.

Por këtë skandal e ka mohuar vetë nëna e viktimës Lusinda Garunja, Rezmie Garunja e cila në një lidhje me Report Tv ka mohuar që ajo dhe familja tjetër që humbi vajzën në këtë aksident të ketë falur autorin.

Ajo tha se janë mashtruar pasi avokati i Behar Pemës u kishte kërkuar që të firmosnin një akt noterial ku thuhet se familjet nuk do të kishin hakmarrje mes tyre por ia lënën në dorë drejtësisë.

Por ky akt noterial sipas nënë së viktimës është keqpërdorur në gjykatë pasi është interpretuar sikur familjarët e kanë falur autorin.

“Ne nuk duam vetëgjyqësi, por jo se i kemi falur. Ne kemi kërkuar drejtësi dhe nuk kemi hasmëri me familjen e autori.

Ne kishim besim te drejtësia, por jo se kemi falur autorin. Aktin noterial që u paraqit në gjykatë na e kërkoi avokati i Behar Pemës dhe e kërkoi se mos mendonte se ne do hakmerreshim.

Edhe familja tjetër e ka firmosur këtë akti, ne kemi firmosur me vullnet pasi kërkonin që të mos kishte hakmarrje por drejtësi për autorin. Jemi mashtruar më këtë deklaratë që firmosëm.

Unë e kam dhënë me noter në Shkodër, ne e kemi bërë për jo hakmarrje, por jo që ai të dënohet me 4 vite burg.

Ishin 4 jetë, pavarësisht se 2 shpëtuan fal zotit. Jam shumë e mërzitur me dënimin që kanë dhënë”, tha nënë e viktimës.

“Jam shumë e indinjuar dhe e mërzitur me vendimin që u dha dje në gjykatën e Elbasanit, unë ia lash drejtësisë në dorë , por jeta e vajzës sonë ka vjetur vetëm 4 vite. Jam shumë e mërzitur me dënimin, nuk kam fjalë, na i vranë vajzat për herë të dytë”, tha ajo me lot në sy.

Në aksident u përfshi edhe vajza tjetër e saj, por që fatmirësisht mbijetoi. Rezmie Garunja tha se për muaj të tërë ka bredhur nëpër spitale me vajzën tjetër dhe sot fatmirësisht ajo është më mirë.

“Fatmirësisht vajza tjetër është më mirë tani, ka qenë shumë keq. Unë kërkoj drejtësi, ne nuk i kemi falur. Zemra e nënë nuk mund të fali”, u shpreh nëna e viktimës.

Behar Pema në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje më 13 shtator 2020 dy vajza të reja Lusinda Garunja, 19 vjeç dhe Zheneta Qellia si dhe plagosi dy të tjerat Denisa Dibra, 25 vjeç dhe Nervina Garunja, 24 vjeç, në Tunelin e Elbasanit.

Për këtë ngjarje ai u dënua me 4 vite burg me një vendim skandaloz nga Gjykata e Elbasanit një ditë më parë.