Shteti dhe drejtësia janë të trembur apo të blerë për të ndejur…”squk”, kur çuditërisht asnjë zë nuk është dëgjuar më e pakta për të pyetur se ku i gjenë paratë për mitingje, konferenca, e në fund për fushatë elektorale “kulla e barit” me emrin Foltore.
Grupi Foltorja nuk është subjekt politik i regjistruar në gjykatë dhe megjithëse ka një grup parlamentar pa emër, nuk ka asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për aktivitete politike .
Mirëpo me çfarë shikojmë dhe dëgjojmë, ky grup ka kohë që hedh para lum pa asnjë frenim dhe deklarim për burimin e tyre. Si është e mundur që fukarai Sali, me një depozitë bankare prej 10 milion lekësh, mban një eskortë prej 15 rojesh për ta ruajtur nga grushtat e radhës?!
Si është e mundur që Foltorja jo PD zyrtare, bënë mitingje me banderola e flamuj me militantë të paguar, që nga transporti me autobuz e deri tek qoftet e sufllaqet, ndërsa Rama me qeveritarët e tij heshtin e s’pipëtijnë për burimin e këtyre parave, kur organizatori dhe përfituesi i këtyre dhe dhjetra shërbimeve të tjera, që shkojnë në qindra mijëra euro, është personi më i damkosur dhe akuzuar nga partneri kryesor i Shqipërisë, i sanksionuar si non grata bashkë me familjen dhe bashkëpuntorët e tij për korrupsion madhor?
Kjo është një njollë e madhe për drejtësinë dhe shtetin shqiptarë, por edhe një dyshim i rëndë për qeverinë që hesht.
Nëse Saliu dhe banda e frymorëve antiamerikane që e rrethojnë i kanë paratë e pastra, shqiptarët nuk kërkojnë asgjë tjetër, vetëm të bëhet transparencë sipas ligjit burimi i tyre.
Këtë sigurisht që Berisha nuk do e bëj kurrë, deri kur përballë tij të ketë këta të tremburit që drejtojnë në këtë vend, që ose janë një prerje si ai, ose pshurren prej plakut që nuk ka çfarë humb, ose janë duke ruajtur njeriun që i mban në pushtet përjetësisht nga që urrehet masivisht.
Këtë duhet ta ketë kuptuar Edi Rama, sepse me sjelljen dhe preformancën e ronxhobonxhove të qeverisë së tij skandaloze, janë të paktë njerëzit që e duan dhe e përkccarahin, por është urrejta ndaj klanit Salbino dhe klanit Meta-Moni, si Klajdi me Bonin, që e bëjnë fitues… jo me dëshirë.
Urrejtja për Berishën dhe Metën nuk mund të përkthehet kurrë si dashuri për Ramën, por një “AS” nën mëngë që vështirë që mund të fshihet, ndaj heshtja e turpshme për këtë karshillik antiamerikan nga Berisha, duhet të marrë një përgjigje nga shteti dhe shtetarët e sotëm, që edhe nëse nuk pyesin për qytetarët e tyre, të paktën mos të bien në gropa gjirizesh, sepse edhe nëse do dalin një ditë prej aty ku janë futur… era nuk do tu ikë kurrë!/Ekskluzive.al