Tauland Manaj ((Taulant Beqiraj)), është arratisur policisë pa mundur ta arrestojë. Gjykata ka vendosur rikthimin e tij në burg, por Manaj është larguar në drejtim të paditur, para se të bëhej urdhër ekzekutimi.
28-vjeçari ishte një “arrest shtëpie”. I riu u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me “arrest shtëpie” për vrasje me dashje e mbetur në tentativë , kryer në bashkëpunim“ dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë.
Në qershor të këtij viti gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela, e cila u akuzua se ka liruar një person të rrezikshëm nga qelia, ka vendosur për të masën arrest me burg, të njëjtin person që e liroi nga kjo masë me “arrest shtëpie”.
Pikërisht ky rast solli reagimin e dy Ministrive, asaj të Brendshme, që e denoncoi këtë rast abuziv të Gjykatës së Vlorës, por edhe Ministrisë së Drejtësisë, që i është drejtuar Inspektoriatit të KLD për të hetuar me urgjencë mbi këtë vendim.
Emri i Beqirajt u bë publik në muajin shkurt, ku dy grupe rivale, u përfshin në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës.
Historia nis me 27 shkurt, ku i riu së bashku me një person tjetër, përfshihen në një përplasje me armë. Nga konflikti Tauland Manaj mbeti i plagosur dhe për të gjithë të arrestuarit përfshirë dhe atë, u caktua masa e arrestit me burg.