Policia është vënë në lëvizje për zbulimin e autorëve të cilët dy ditë më parë thyen një pjesë të memorialit turk tek Kodrat e Liqenit. Mësohet se dy ditë pas kësaj ngjarje, Policia thotë se autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e “Liqenit Artificial”. Sipas BW, policia ka sekuestruar kamerat dhe ka zbuluar fytyrën e agresorit, i cili është parë pranë vendit të ngjarjes në orët e para të 30 gushtit, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i tij.