Lulzim Basha ka reaguar pas lajmeve për një marrëveshje të afërt PS-PD. Në një status në twitter, Basha i quan gënjeshtra këto lajme, duke theksuar se po Rama po përpiqet të heqë vëmendjen nga vjedhjet. Në fakt Rama nuk akuzohet për vjedhje nga prokuroria dhe drejtësia ku Lulzimi sot është akoma i pandehur për një skemë mashtrimi 1 miliona dollar, pa harruar mega vjedhjen në dosjen që pret radhën për Rrugën e Kombit.
Deliranti që i ka shpëtuar deri tani drejtësisë, shet profesionin e tij bazë çdo personi që i del para, duke na kujtuar se duhet të marri mësim nga drejtësia, që t’i harroj edhe emrin hajdutërisë dhe grabitjes.
Basha: Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve.