Nëse ka një person që për pak vite u bë i pasur si sheikët arab dhe shkatërroi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ai është Adriatik Llalla.
Llalla, një lodër në duart e Ilir Metës, e ktheu përmbys organin e akuzës duke bërë çfarë donte LSI-ja.
Menjëherë pasi në krye të Prokurorisë u caktua Arta Marku, Llalla, filloi të ridhet nga kërcënimet e SHBA-ve.
Amerika ishte e para që hapi gojën dhe dënoncoi publikisht Adriatik Llallën duke I bllokuar hyrjen në SHBA.
Madje, Llalla nga frika e arrestimit nga pasuria e tij e frikshme që arrin me miliona euro në para dhe prona të patundshme dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.
Me këtë, Llalla, donte që të shmangte Vettingun dhe të harrohej në heshjte.
Por duket se për Llallën nuk ka shpëtim dhe nuk e mbron dot as Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën njoftoi se do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
KPK ndërpreu procesin për verifikimin e ish-kryeprokurorit, për shkak të dorëheqjes së tij. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Pra tani shpata për të prerë kokën e Llallës ka dalë dhe pritet ‘ekzekutimi’.