osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Drama e Timo Flloko: Regjimi me ndau nga familja ime!

Drama e Timo Flloko: Regjimi me ndau nga familja ime!

Aktori shqiptar Timo Flloko është rrëfyer para publikut gjakovar si asnjëherë në Tiranë. I ndodhur atje si i ftuar i edicionit të parë të filmit me metrazh të shkurtër “Gjakova film festival”, aktori shqiptar ka përçuar emocione te publiku, në një bashkëbisedim që ka zgjatur më shumë se 2 orë, i zhvilluar në kuadër të edicionit të parë të këtij festivali.

Ai ka folur për përvojat e tij, familjen, teatrin dhe filmin shqiptar. “Mund të duket pakëz e ekzagjeruar, por gjatë rrugës për në Gjakovë, tërë kohën më është bërë mishi kokrra-kokrra,

kur shihja sesa shumë jemi afruar me njëri-tjetrin”, ka thënë aktori, ndërsa për herë të parë ka treguar historinë e familjes së tij, e cila për disa vite kishte jetuar mes Kosovës dhe Shqipërisë së ndarë.

Ai ka rrëfyer se ka lindur dhe ka jetuar në Pejë deri në moshën 8-vjeçare, ndërsa në gjashtë prej këtyre vjetëve ka jetuar i ndarë nga babai dhe vëllai i tij.

“Kur isha veçse 2-vjeç, Shqipëria ishte prishur me Jugosllavinë dhe babanë tim e detyruan të largohej nga Peja dhe të kthehej në Shqipëri. Kur shkuam në kufi, kufitarët i njoftuan babait se kanë urdhër që të lejojnë vetëm atë të kalojë, por jo familjen.

Pas shumë lutjeve e përpjekjeve, i lejuan që me vete ta merrte vetëm vëllanë tim të madh Aleksandërin dhe kështu unë e nëna ime ishim të detyruar të ktheheshim e të jetonim në Pejë, deri në zhvillime të tjera politike, kur na u mundësua të ktheheshim në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Vlorës.

Është hera e parë që bëj publike këtë histori timen”- ka thënë aktori Timo Flloko, duke përcjellë emocione të forta tek publiku. Megjithëse ai dhe familja e tij kanë vuajtur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës,

Flloko u tha kureshtarëve se në atë kohë arti në përgjithësi dhe kinematografia e teatri në veçanti kanë pasur një zhvillim të hovshëm, zhvillim me të cilin shqiptarët mund të mburren edhe sot e kësaj dite.

“Sot shumë pak po investohet në teatër dhe në kinema, e kjo është diçka që po më vr et shumë”- i është rikthyer ai bisedës për filmin, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka kishte dashur të thoshte për familjen, e kishte rrëfyer. Por kureshtja e adhuruesve të tij ka qenë e madhe.

Ai është pyetur edhe për aktorët kosovarë, ku ka treguar se idhulli që e ka udhëhequr në karrierën e tij ka qenë aktori Bekim Fehmiu. Ai u shpreh i lumtur që ka pasur mundësinë ta takojë.

“Pas John Belushit, i cili ndërroi konceptin e humorit amerikan, Bekim Fehmiu mbase është figura më unike e aktrimit të shqiptarit në famën e përbotshme”, ka thënë

Flloko në një rrëfim ku ka zbuluar kontaktin e tij me aktorë shqiptarë, natën e vitit 1948, kur regjimi komunist ndau familjen e tij. “Bekim Fehmiu është një idhull. Aktori më i ndërkombëtarizuar. Kur luajti me ‘Odisenë’ ishte bërë një hit i përbotshëm.