mazhi i kësaj vajze vazhdon të thyejë zemrat e miliona njerëzve në botë.
Vlerësohet se nga Lufta Civile në Siri janë vrarë nga radhët e aktivistëve të opozitës mbi 500 mijë njerëz, sipas shifrave që japin Kombet e Bashkuara.
Siria numëronte 20.8 milionë banorë në vitin 2011, ndërsa rreth 3 për qind e kësaj popullsie besohet se ka humbur jetën deri më tani nga lufta.
UNICEF ka raportuar se mbi 500 fëmijë janë vrarë që prej fillimit të muajit Shkurt, 2012.
Po ashtu mbi 400 fëmijë janë arrestuar dhe torturuar në burgjet siriane, thuajse të gjitha ata që u përkasin shtresave opozitare të popullsisë .
Sakaq, imazhi i vajzës në foton që preku miliona njerëz në botë, u kap disa vite më parë nga një gazetar perëndimor, gjatë një reportazhi mbi Luftën Civile në Siri.
Gazetari i kërkoi vajzës që të qeshte, para se ta nxirrte në foto, dhe shkroi se ajo bëri këtë përpjekje në dëshpërim duke treguar shumë më tepër se tëra puna e tij në atë reportazh.
Sytë e saj thanë gjithçka, aq shumë, saqë me fjalë nuk mundën dot ta përshkruanin dhimbjen as oratorët dhe as diplomatët më të mirë në botë.
Me shumë gjasa, vajza kishte humbur familjen dhe të afërmit e saj në luftë, ashtu si edhe shumë fëmijë të tjerë sirianë.
Shumë të tjerë janë ndarë nga familjarët.
Pas këtij imazhi, shumë familje perëndimore, të nxitur nga fëmijët e tyre, thanë se kanë pranuar dhe kanë strehuar fëmijë të shumtë sirianë.
Ndoshta e vetmja arsye që ajo vajzë të qeshte në foto ishte fakti që kishte mbetur gjallë./a.m/NOA.al