Lojtari i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se një nga foshnjat e tij binjake ka vdekur pasi e dashura e tij lindi.
Legjenda e futbollit, 37 vjeç, i tregoi botës për dhimbjen e tij dhe të partneres Georgina Rodriguez në Instagram këtë mbrëmje.
Në median sociale, Cristiano Ronaldo e përshkruan gjendjen e tij “si dhimbja më e keqe që çdo prind mund të ndjejë”.
“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, vijon ai më tej.
“Ne jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam përgjithmonë”, mbyll shkrimin e tij legjenda e futbollit.