Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Danielsson do të zhvillojë takime me krerët e politikës shqiptare për situatën e krijuar në vend.
Në kuadër të kësaj vizite, zyrtari i lartë i BE-së ka zhvilluar një takim me anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Danielsson thekson se gjatë këtij takimi përsërita plotësisht mbështetjen e BE-së për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.
“Implementimi i reformës në drejtësi është kyç për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe progresin e vendit drejt BE-së”, deklaron ai.
Pas takimeve, Danielsson do të mbajë edhe një konferencë për shtyp në orën 12:00 në Europe House në Tiranë, ku do të paraqesë përfundimet e vizitës së tij në Tiranë.