osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosjet e “Pandora Papers”, ja kompanitë e lidhura me Shqipërinë, të regjistruara në Maltë, ishujt Kajman dhe Virgin

Dosjet e “Pandora Papers”, ja kompanitë e lidhura me Shqipërinë, të regjistruara në Maltë, ishujt Kajman dhe Virgin

Investigimi i “Pandora Papers” ka nxjerrë zbuluar me qindra politikanë dhe personazhe të njohur, të cilët i kanë investuar paratë në kompani “offshore”.

Me qindra emra janë publikuar deri tani, ndërkohë që nuk ka mbetur pas as Shqipëria. Gazeta “SOT”, ka siguruar listën e individëve dhe të kompanive që kanë lidhje me Shqipërinë. Kryesisht këto kompani janë të regjistruara në Maltë, Ishujt Kajman, Ishujt Virgin, në Bahamas dhe disa zona të tjera që njihen si parajsa fiskale.

Shumë kompani janë me origjinë arabe, ndërsa dyshimet janë se pas tyre mund të fshihen persona me pushtet në vendin tonë. “Pandora Papers” ka publikuar dhe emrat e pronarëve të kompanive ku mund të përmenden: Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani; Elgallal Ahmed; Mohammed Ahmed Bin-Himd; Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq. Pritet që në ditë në vijim të dalin detaje se kush fshihet realisht pas kompanive apo biznesmenëve, pasi sinjalet janë se ka shumë politikanë në lojë.

Kompani të tjera shqiptare që dalin aty janë: European Bank of Reconstruction and Development & International Finance Corporation (“Joint Oëners”); Energji shpk, Sunshine Aviation Holdings Limited; Adriatica Traghetti, South Adriatic Shipping Line Ltd.

Emrat e njohur në botë

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është deklaruar kundër evazionit fiskal për dekada të tëra, por këto dokumenta zbulojnë se ai dhe gruaja e tij arritën të kenë në pronësi një godinë 8,8 milionë Dollarë amerikanë (7,6 milionë Euro) kur ata blenë një kompani real estate offshore nga familja e ministrit të Industrisë dhe Turizmit të Bahrenit, Zayed bin Rashid al Zayani.

Duke blerë aksionet e kompanisë dhe jo godinën direkt, Blair dhe gruaja e tij Cherie arritën të mënjanojnë pagesën e taksës për pronën në shumën 400.000 Dollarë amerikanë. Blair dhe Al Zayani thanë, se fillimisht ata nuk dinin për implikimin e njëri-tjetrit në këtë marrëveshje, Cherie Blair tha, se burri i saj nuk ishte i involvuar në transaksion.

Kompania tani është mbyllur. Emri në “Pandora Papers” i del gjithashtu kryeministrit çek Andrej Babis, një miliarder që erdhi në pushtet më 2017 me premtimin për të luftuar korrupsionin. Regjistrimet e bëra publike tregojnë, se më 2009 Babis pagoi 22 milionë Dollarë në një zinxhir kompanish guaskë për të blerë rezindencë me dy pishina dhe një kinema në një fshat në majë të kodrës në rivierën franceze pranë qytetit të Kanës. Investigace.cz zbuloi se pronësia e kompanive guaskë dhe e shtëpive nuk ishte e përmendur në deklarimin e pasurisë së kryeministrit.

Babis nuk iu përgjigj kërkesës së gazetarëve për prononcim lidhur me këtë. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy gjithashtu ka aksione në një kompani guaskë të regjistruar në British, Virgil Islands. Një muaj përpara zgjedhjes së tij si president në prill 2019 politikani i shiti qetësisht aksionet e kompanisë së tij Malteks si përfitues një personi që është mik i tij i ngushtë dhe partner biznesi, Sergiy Shefir. Një dokument i datuar në qershor 2019 tregon, se Shefiri i mori aksionet në Malteks pasi ai kishte nisur të punonte në administratën e Zelenksit.

Mbretëria arabe: Kurora peshon rëndë

Sipas “Deutche Ëelle”, Pandora Papers zbulojnë pronarët e vërtetë të më shumë se 29 mijë kompanive e firmave offshore. Disa nga këto firma janë përdorur për të fshehur llogari bankare me emra të tjetërsuar, jet-e private, jahte, rezidenca dhe vepra arti të nivelit të Picasso-s dhe Banksy-t.

Mbreti Abdullahu i II i Jordanisë ka blerë në kohën e revoltave të pranverës arabe tri rezidenca në bregdet në Malibu, Kaliforni me një shumë totale prej 68 milionë Dollarësh përmes firmave offshore, në një kohë që jordanezët mbushnin rrugët duke protestuar kundër korrupsionit dhe papunësisë. Dokumentat sekrete kanë demaskuar gjithashtu princeshën e Marokut Lalla Hasnaa si pronare e një kompanie guaskë që bleu një rezidencë 11 milionë Dollarë në afërsi të pallatit Kensington në Londër.

Hasnaa e realizoi blerjen duke përdorur fonde nga “familja mbretërore marokene”. Sipas informacionit të rrjedhur nga këto dokumenta ajo është listuar me profesionin “princesa”. Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emiri i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ishte një aksioner i tri kompanive të regjistruara në fshehtësi.

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, vazhdon të përdorë kompanitë offshore për të bërë investime, të menaxhojë pasurinë e tij duke e ruajtur atë në favor të familjes së tij.

Pandora Papers kanë zbuluar, se super jahti i tij me vlerë 300 milionë Dollarë është menaxhuar nga kompani offshore. Yje të sportit dhe të muzikës pop – këngëtarja kolumbiane Shakira dhe ish-super ylli i cricket-it Sachin Tendulkar nga India janë ndër emrat e tjerë që janë të implikuara në asetet offshore. Avokati i Shakirës tha, që llogaritë e saj offshore janë të deklauara dhe nuk i kanë sjellë asaj ndonjë avantazh përsa u përket tatimeve. Ndërkohë avokati i Tendulkar-it nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve.

Kompanitë dhe biznesmenët e huaj që rezultojnë të lidhur me Shqipërinë

1. Pioneers Holding For Financial Investments Company

2. Sundeep Bansal

3. Era Bansal

4. H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi

5. H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani

6. Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting

7. Redwood international ltd.

8. Sheikh Hamed A Al Hamed

9. Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechoë

10. Mansour Mohammed Al Rumaih

11. Huda Ali Al-Tahhan

12. Greenbelt ltd.

13. Coutinho Caro & Company International Trading Gmbh

14. Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani

15. Sun Mining Limited

16. Mr. Valter Ariaudo

17. Elgallal Ahmed

18. Mohammed Ahmed Bin-Himd

19. Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq

20. European Bank of Reconstruction and Development & International Finance Corporation (“Joint Owners”)

21. Energji shpk, Sunshine Aviation Holdings Limited, Rruga Ibraghim Rugova, Ndertesa 40, hyrja 8, ap.49 Njesia Bashkiake 5, kodi postar 1019

22. Adriatica Traghetti, South Adriatic Shipping Line Ltd, Aba Business Centre, Tirana