osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja “Volvo 4″/ Të arrestuarit kërkuan lirinë: Ja kur merret vendimi!

Dosja “Volvo 4″/ Të arrestuarit kërkuan lirinë: Ja kur merret vendimi!

Në një kohë kur sot 24 anëtarët e grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkuan sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, vendimi për shqyrtimin e masës së sigurisë është shtyrë për një tjetër ditë. “BalkanWeb” mëson se Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e masës për në datën 15 nëntor, seancë që do të nisë në orën 13:00.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët per BalkanWeb se në seancë ishin të pranishëm vetëm 16 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë duke perfshirë edhe dy ish deputetët nuk morën pjesë, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre.

Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish -drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.