Prokuroria do të vendosë, deri në 17 janar, për fatin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nëse do ta dërgoje në gjykim apo do të vendosë pushimin e çështjes. Mësohet se grupi i prokurorëve do të mblidhet në fillim të javës për të dalë me një vendim.
Ndërkohë një javë me parë grupi i prokurorëve vendosën ndarjen e dosjes dhe dërgimin në gjyq për 9 të pandehur, mes te cilave edhe Habilajt për katër akuza. Aktualisht kanë mbetur në hetim tre ish-drejtues të policisë dhe ish-ministri i Brendshëm të cilët akuzohen se kanë qenë pjesë dhe kanë ndihmuar në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Në 12 maj 2018, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë. E njëjta gjë ndodhi dhe me bllokimin e pasaportës në muajin dhjetor të vitit 2017.
Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi gjoja ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë. Por antimafia italiane i hodhi poshtë pretendimet e prokurorisë së hajdutëve dhe palaçove shqiptare ku gjysma e tyre tashmë do përgjigjien para drejtësisë, për disa vepra penale. Por a do guxojnë ta përdorin këto element si mburojë Tahirin duke u hequr si zbatueas të ligjit edhe kur nuk kanë prova dhe fakte, por për ta përdorur si kokë turku, nëse hiqen nga vetingu, se u hoqen se akuzuan Tahirin ku altoparlanti kryesor do jen gjithë ato politikan qe i pret Reçi.