Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve ka folur lidhur me betejën ligjore që ka nisur me ish-presidentin Ilir Meta. Në një intervistë për emisionin “Now”, Genta Sula tha se dosja thjesht është lexuar ashtu siç është, por nuk është hetuar. Ndaj nuk e përjashton mundësinë që Meta të mos jetë, ashtu siç pretendohej bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.
“Me ish-presidentin Meta kemi pasur bashkëpunim institucional. Ne nuk e dimë nëse ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit, nuk e përjashtojmë. Ne vetë nuk kemi bërë hetim. Në çdo dokument të SHI,”-tha ajo.
Kreu i Partisë së Lirisë paditi në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dhe Prokurorinë e Tiranës Autoritetin e Dosjeve. Kjo lëvizje nga Meta erdhi pas disa javësh pasi Autoriteti i Dosjeve informoi Kuvendin se ish-presidenti ishte zbuluar pas një denoncimi se ishte pjesë e strukturave të ish-sigurimit të Shtetit.
Autoriteti kërkoi ndryshimin e ligjit aktual për verifikimin e zyrtarëve që marrin poste publike duke i shpëtuar “skanimit” përmes certifikatave të komisioneve Mezini-Bezhani, ndërsa Meta mohoi menjëherë përfshirjen e tij. Qytetari Filip Talo, mohoi që të ishte spiunuar nga Meta, por për socialistët kazuzi “I.M” ka shërbyer si frymëzim për një ligj të posaçëm që i ndalon kandidimin në zgjedhje bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe të shpallurve non-grata.