osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja/ Koncesionin e minierave të bakër-flori-argjendi për 45 vjet, Ilir Meta i’a ka dhënë një mafiozi turko-hebre!

Dosja/ Koncesionin e minierave të bakër-flori-argjendi për 45 vjet, Ilir Meta i’a ka dhënë një mafiozi turko-hebre!

Më 2001 si kryeministër e firmosi për 30 vjet, më 2017 si Kryetar Kuvendi e shtoi me 15 vjet

Marrëveshja e Koncesionit të bakrit, nënshkruar mes Ministrise së Ekonomisë dhe firmes Turke “Ber-Oner” është urdhëruar nga Ilir Meta, në atë kohë kryeministër dhe është finalizuar nga kryeministria dhe ministria në datën 18. 01. 2001, miratuar brenda 15 ditësh me Ligjin Nr. 8761, datë 02. 04. 2001.

Ky koncesion, iu dha një mafiozi turk me kombësi hebreje, të quajtur Orel Kohen, ortak i Ilir Metës, Sali Berishës e Fatmir Mediut në një minierë ari në Afrikë, koncesion që në Shqipëri ka “kapur” minierën e bakrit në zonën Munellë dhe 9 objekte të tjerë, si uzinën e shkrirjes e rafinerisë së bakrit në Rubik, impiantin e skorjeve të bakrit në Shëngjin, minierat e bakrit në Lak-Rosh, Karmë, Vlahnë, Perollaj, fabrikën Fushë-Arrëz, Mjedë dhe Krumë.

Ditën që Likja i dha mafiozit turko-hebre Erol Kohen, koncesionin e bakrit në logon “Ber-Oner”, sipas raportit gjeologjik të gjendjes fizike të mineralit të bakrit nëntokë, por që në kontratë u pasqyrua vetëm 15%, miniera kishte depozitë 5,54 milionë ton rrezerva bakër masiv poli-metalor, me përbërje 1,62% Cu, me 0,66% Zn, me 33,35% S, me 1,63 gr. Au/ton, me 12,3 gr. Ag/ton, nga të cilat ishin veçuar 820 mijë ton mineral bakri të pasur me 3,8% Cu, 4,0% Zn, 3,7 gr/ton Au dhe 60 gr/ton Ag, si dhe dhe 1,76 milionë ton rezerva zinku, me 1,69% Zn, 2,37 gr/ton Au, 42 gr/ton Ag dhe 0,2% Cu dhe të gjitha së bashku, ishin 7,3 milionë ton mineral, me përmbajtje bakri, zinku, ari dhe argjenti, por në pazar me Liken kryeministër, mafiozi turko-hebre i firmës koncesionare turke “Ber-Oner”, i sjell në Shqipëri prezantuar nga Fatmir Mediu si “bisnesmen i fuqishëm e korrekt”, paraqiti një studim tekniko-ekonomik të kryer “shoqërisht” nga Pajtim Bello-zv/ministër energjetike, i firmosur formalisht prej turkut Orel Kohen dhe i futur në dosje, për konkurim-koncesionar më 15 shtator 2000, sikur gjoja Shqipëria kishte vetëm 1.45 milionë ton rezerva mineral bakri dhe jo 7,3 milionë ton, sa ishin realisht sipas studimit që kishte ministria dhe vetë miniera, pa harruar faktin, që ish-kryeministri Ilir Meta urdhëroi doganën dhe tatimet, që koncesionarit turk, t’i bëheshin letrat sikur nxirrte bakër të “varfër” në flori e argjend dhe ta vlerësonte me çmim 445 USD/ton, ndërkohë që sipas bursës (LME) çmimi ishte 892 USD/ton dhe kaq e shiste realisht tek firma “Beralb sh.a”, por ky marifet u zbulua nga dogana turke e cila bllokoi anijen me bakër shqiptar, por çuditërisht në Shqipëri nuk u veprua, paçka se dosja u hap nga prokuroria!

Po me lejen dhe urdhrin e Ilir Metës, koncesionari turk i bakrit shqiptar, tentoi t’i shiste 40% të koncesionit, firmës “Glencore International AG” me adresë: Baarermattstrasse 3, PO-Box 555 Baar, 6341-Switzerland, në shkëmbim të borxhit 25 milionë USD, por që kjo firmë nuk e pranoi, pavarësisht presioneve të SHISH dhe sekserizmave të deputetit Fatmir Mediu, i cili ilegalisht ka 3% të këtij koncesioni e madje ka dërguar nëpër minierat e bakrit edhe këngëtaren Eli Fara, për të dhënë koncert “relaksimi” me këngë lirike për minatorët.

Në vitet 2009-2013 kur LSI ishte në pushtet me PD, koncesionari turko-hebre ortak me Metën, Berishën dhe Mediun, nuk u lejua të kontrollohej nga tatimet, doganat, ministria e Mjedisit, ministria e Punës, sigurimet shoqërore, policia dhe drejtësia, paçka se për punë të pista me bakrin në Shqipëri, ndryshoi emrin nga “Ber Orner”, në “Nesco Metal”, dhe me këtë emër, po me ndërhyrjen e Ilir Metës Kryetar Kuvendi në vitin 2017, kontrata koncesioanre iu shtua me 15 vite, firmosur nga ministri “rilindës” i linjës (do ta publikojmë pazarin), kaluar prej Likes në parlament si “i votuiar”, njohur si Ligji nr. 73/2017, datë 27. 04.2017, duke ia bërë koncesionin e bakër-floririt me afat 45 vite, ose deri kur Likja të jetë 77 vjeç, 3 vjeç më i madh se Saliu sot!

Ja lajmi për arrestimin e Orel Kohen si vrarës me pagesë (Gazeta “MILLYET”, datë 27.03.2006)/ – “Janë arrestuar 22 persona, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Serkan Şahin 27 vjeç.

Mes personave të arrestuar, gjendet dhe ortaku i tij, që merret me minierat, zoti Erol Kohen, koncesionar minierash bakri edhe në Shqipëri, si dhe biznesmeni Ahmet Yakut. Mendohet, se vrasja e Serkan Şahin (27-vjeç) përpara shtëpisë së tij në zonën “Maltepe” në Stamboll, mund të jetë kryer për arsye, se inxhinieri i ndërtimit Şahin nuk kishte pranuar te dorëzonte ortakut Orel Kohen aksionet që zotëronte, ndërkohë që hetimet kanë zbuluar, se viktima Şahin’, i vrarë me atentat me 6 Shkurt 2005, ishte ortak me 50% te aksioneve i kompanise minerare “BERŞAH”, që zotëronte leje kërkimi dhe shfrytëzimi, e cila bënte eksporte mineralesh, ndërsa aksioneri kryesor i kompanise “Ber-Oner Madencilik” është Orel Kohen koncesionar bakri e kromi në Shqipëri, ortak i viktimës Şahin.

Përveç Erol Kohen është arrestuar ish-Presidenti i “Diyarbakırspor”-it dhe ish-kryetari i “ANAP” të “Diyarbakır”-it, zoti Ahmet Yakut e po kështu dhe zoti Abdül Hafız Aslan, i cili mendohet të jetë personi qe ka kryer ekzekutimin e Şahin’it dhe nga përgjimi i telefonatave të Erol Kohen, del se ky ka paguar për këtë vrasje, familjen “Yakut” me 250.000 USD.

Parashikohet që ata mund t’i shpëtojnë drejtësisë, nëpërmjet ndërhyrjes dhe influencës së mafiozit Engin Yakut, i cili ka miqësi të afërt me avokatin Murat Aksu, djalë i Abdülkadir Aksu, ministër i Punëve të Brendëshme të Turqisë *.

Shënim i “Pamfleti”: Cilat janë marrëdhëniet aktuale të koncesionerit turko-hebre Orel Kohen me Metën, Berishën e Mediun, por që ka lidhje biznesi dhe me një ish-drejtues të lartë të SHISH, pronar biznesi sigurimesh e agjencie “Imobiliare” në Tiranë dhe në 21 qytete kryesore të Shqipërisë, pa harruar faktin, që gjatë vizitës së Kryeministrit Sali Berisha në Turqi në datën 5 prill 2012, koncesionari Orel Kohen, ishte pjesë e delegacionit qeveritar shqiptar, në Forumin e Parë Turko-Shqiptar të biznesit dhe ekonomisë, organizuar nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Bursave të Turqisë? – (Vijon)./Pamfleti