osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja e zezë Remzi Hoxha! A e eleminoi Berisha 10 vite më parë prokurorin Xhevat Hana?!

Dosja e zezë Remzi Hoxha! A e eleminoi Berisha 10 vite më parë prokurorin Xhevat Hana?!

Prokurori Xhevat Hana, i cili ka pasur në dorë të gjitha çështjet më të rëndësishme, u shua në mënyrë misterioze dhe fare papritur 10 vite më parë më % Janar 2012. Janë ngritur shumë akuza dhe teori konspirative për ndarjen nga jeta të prokurorit më të devotshëm dhe të ndershëm, por që fati i keq e vuri të zbardhë më 2008 vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Sali Berisha sapo kishte mbushur tre vite nga ardhja e tij në pushtet dhe në atë kohë, prokuroria rihapi sërish çështjen e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nga punonjësit e SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, në Kune Vain Lezhë, më 1995.

Remzi Hoxha, i cili mësohet se kishte filmuar rastësisht takimin trepalësh të ish presidentit Sali Berisha me homologët e tij në atë kohë Sllobodan Milosheviç të Serbisë dhe Kiro Gligorov të Maqedonisë në Shën Naum, kapet nga SHIK-u i Gazideses dhe pas torturave çnjërëzore vdes dhe i zhduket trupi.

Xhevat Hana, pikërisht tre punonjësit e SHIK-ut mori nën hetim, përkatësisht Arben Sefgjinin ish drejtor të SHIK-ut në Tiranë, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin, duke zbardhur tërësisht dosjen e krimit të bërë nga ata dhe duke e dërguar në gjykatë, e cila dha dënime minimale për ta.

Pas kësaj fillon tatëpjeta e shëndetit të Xhevat Hanës, ku nga mesi i vitit 2011 kishte këputje gjunjësh për t’u ndarë nga jeta në ditët e para të janarit të vitit 2012, ku gjithçka filloi dhe mbaroi nën qeverisjen e dytë të Sali Berishës.

Lutja drejtuar shtetit për vënien në vend të drejtësisë dhe fakti që familja ende beson se Xhevat Hana është ndarë padrejtësisht nga jeta nënkupton se të afërmit e tij vijojnë të besojnë versionin se vdekja e Prokurorit të Krimeve të Rënda nuk mund të ketë ardhur si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

I pari që publikisht shprehu dyshimin se Xhevat Hana mund të ishte vrarë ishte djali tij, Rezarti, i cili në një prononcim për mediat vetëm 3 orë përpara vdekjes së babait, hodhi dyshimet e para të familjes, se mos babait i është injektuar sëmundja e rëndë nga faktorë të jashtëm për hir të procesit që po ndiqte, atë ndaj ish-funksionarëve të SHIK-ut, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro­maqedonas, Remzi Hoxha.

Por në një tjetër prononcim për mediat edhe daja i tij, Ahmet Çollaku, pretendoi rreth një vit më parë se “nipi im u helmua nga mafia shqiptare. Nipi im kishte në sirtare disa proçese gjyqësore që detyrimisht do të kërkonin përplasje me shumë qeveritarë shqiptarë, apo edhe më tej. Sigurisht ata do të bënin (dhe bënë), ç’është e mundur të mos e kishin përballë. Prandaj e helmuan… Nuk dihet me çfarë diagnoze vdiq nipi im! Demokracia shqiptare, mafia shqiptare, nuk të vret me plumb por me helm”, – do të shprehej ai.

Para se të transferohej nga Prokuroria e përgjithshme në fund të vitit 2007, i ndjeri Hana ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korruptive të rrugës Durrës-Kukës. Gjithashtu Hana ishte edhe prokurori i dosjes tjetër, atë të rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Remzi Hoxhës, çështje që ka implikuar direkt Shërbimin sekret të viteve ‘90, të drejtuar nga Bashkim Gazidede. Madje ishte pikërishtë Hana që kërkoi ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Anglia.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Gjatë vitit 2011 ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë në 5 janar 2012. /Ekskluzive.al