osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dosja e Sali Berishës qëndronte prej kohësh në DASH! Ja çfarë zbuloi SHBA për ish-kryeministrin

Dosja e Sali Berishës qëndronte prej kohësh në DASH! Ja çfarë zbuloi SHBA për ish-kryeministrin

Gazetari Roland Lami ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas tij dosja e Sali Berishës qëndronte prej kohësh në Departamentin Amerikan të Shtetit. Lame tha se SHBA ka nuhatur një strategji dhe ata goditën njeriun që do ta krijonte.

“Frika se nuk do njihen zgjedhjet e 25 prillit dhe se nuk do të njihen nga presidenti, mund të ketë arsye të tjera të tjera për ti shtuar.

Kemi një situatë degraduese para hapjes së negociatave pasi Meta dhe Berisha janë në pikëpyetje për vazhdimin e karrierës së tyre politike.

Zërat deri tani janë se do hyjnë në parlament po bien alibitë për masakër votash dhe po bie justifikimi për blerje votash.

E shoh të vështirë për tu organizuar dhe mos nxitoni të parashikoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se nuk më çon logjika deri këtu në radikalizimin e partisë demokratike.

Berisha është një figurë që po degradohet në figurën morale. Ka një hezitim për tu atakuar berishizmi nga Partia Demokratike për ta kthyer atë në axhendë politike, dosja e tij qëndronte prej kohësh në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Unë mendoj se ata kanë nuhatur një strategji destabilizimi dhe ata goditën njeriun që do ta krijonte atë. Basha mbrohet nga Berisha për të ndenjur në krye të PD, Basha duhet ta “vrasë” babain politik me dorën e amerikanëve.

Unë mendoj se brenda PD do të ketë një debat mbi berishizmin. Goditja në bllok e Metës dhe Berishës, fati i keq i ambasadores të jetojë në këtë kohë kur po goditen këto dy figura kryesore,” tha Lamja në TopNews.