osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja e plotë/ Mafia e Berishës, i biri dhe ish ministrat realizuan “Gërdecin”. Vrasja e Trebickës, kërcënimi i ish shefit të shtabit të FA e mbyllja e hetimeve, skenari makabër 10 vjeçar

Dosja e plotë/ Mafia e Berishës, i biri dhe ish ministrat realizuan “Gërdecin”. Vrasja e Trebickës, kërcënimi i ish shefit të shtabit të FA e mbyllja e hetimeve, skenari makabër 10 vjeçar

U mbushën sot 10 vite nga ai shpërthim i tmerrshëm shtetëror që ndodhi në Gërdec, në periferi të Tiranës. Pasojë e kësaj tragjedie ishte vdekja e 26 njerëzve të pafajshëm, plagosja e mbi 300 të tjerëve dhe trauma e shkatërrimi që vijon edhe sot e kësaj dite.

Ndërkohë që 26 njerëz të pafajshëm, mes tyre dhe fëmijë kanë 10 vite që kalben nën dhe, ende nuk është hetuar familja kryeministrore e asaj kohe që ka lidhje direkte me këtë krim të shtetëror.

As ish kryeministri Sali Berisha, që përmes presionit direkt të tij dhe në emër të qeverisë firmosi hapjen e fabrikës së demontimit, por as djali i tij Shkelzen Berisha, i cili është konfirmuar zyrtarisht e privatisht nga dëshmitë e shumë bashkëpunëtorëve të tij në këtë biznes si kontrollues dhe përfitues kryesor prej këtij biznesi vrasës, s’janë thirrur e nuk janë detyruar të ulen në tavolinën e drejtësisë, as për t’u pyetur.

Ndërsa në SHBA, Kongresi dhe drejtësia Amerikane kanë ndëshkuar ortakët e Delijorgjit e të Shkëlzenit dhe të “mandatuarit” prej Berishës, për të zhvilluar trafikun e municioneve të Gërdecit.

Ishte një biznes vdekjeje që kishte përmasat perfekte të një organizimi mafioz, ku ai që dilte kundër ose e priste vdekja apo arratisja jashtë vendit. Siç ndodhi me të ndjerin Kosta Trebicka apo me ish shefin e shtabit të përgjithshëm të FA gjeneral Luan Hoxha.

Shqipëria në ditën kur mbushen 10 vite nga tragjedia e Gërdecit, gjendet ende në dilemën e dënimit të Berishës, Mediut, djalit të ish kryeministrit dhe të gjithë njerëzve të implikuar në këtë aferë vdekjeje. Për më tepër që shqiptarët gjenden në presionin e “leksioneve” demokratike të njerëzve që vranë përmes krimit shtetëror.

Ndonëse biznesi i vdekjes në Gërdec përfundoi me një tragjedi të rëndë njerëzore me 26 viktima, me 300 të plagosur e gjymtuar dhe me 3000 banesa e biznese të shkatërruar, ish kupola e qeverisë shqiptare që e ngriti këtë biznes, në mënyrë të çuditshme është e gjitha tashmë në politikë.

Eksponentët e saj janë të gjithë në Kuvend, që nga Berisha, Mediu, Bumçi, Alibeaj e gjithë struktura qeveritare që vendosi për këtë biznes vdekjeje.

Ndërkohë që Shkelzen Berisha lëviz lirshëm në të gjitha zonat turistike të botës, me paratë e nxjerra dhe nga ky biznes vdekjeje.

Sali Berisha përmes njerëzve të tij bllokoi shtetin e drejtësinë të vepronte lirshëm pa diktat e pazare të pista, për të nisur dhe bërë hetimet reale. Madje dhe për të detyruar djalin e tij, të shkonte përpara drejtësisë.

Ish kryeministri, duke përdorur fuqinë e pushtetit të tij absolut, arriti të bllokojë  dosjen e Gërdecit.

Ky postbllok, i ngritur në parlament dhe përballë drejtësisë, për të mos nisur dhe mos vazhduar hetimet e trafikut, u kalua në atë kohë. Dhe pse kishte plot 800 faqe me fakte dhe argumente për Gërdecin, edhe pse brenda tyre ekziston emri i djalit të tij si organizator dhe “tutor” i biznes-krimit të Gërdecit, Sali Berisha ndonëse jo në pushtet vijon të qëndrojë në Kuvend pa u prekur. Bashkë me Mediun, Bumçin, Alibeajn dhe tërë skotën përfituese nga biznesi i vdekjes në Gërdec. Bashkë me ta dhe Shkelzen Berisha vijon të shijojë jetën në liri, me gjithë të dashurën e tij me shpenzime të mëdha.

Ndonëse Berisha pas 10 vitesh pranoi krimin shtetëror, ai nuk mund të shpëtojë nga mëkati, ndëshkimi i ligjit dhe mallkimi i familjarëve të 26 viktimave që kërkojnë drejtësi. Ai dha një deklaratë e pasi doli nga një seancë në Kuvend. Ndërkohë që duhej të fliste nga burgu.

Baxhanaku i Berishës zbuloi implikimin e Shkëlzenit, Saliu s’dinte ku binte Gërdeci

15 marsi i vitit 2008 ka qënë më i rëndi për kryeqytetasit, shqiptarët dhe të afërmit e viktimave. Të cilët panë që një punishte municionesh shkriu para syve të tyre jetët e njerëzve më të dashur, gjymtoi fizikisht dhe psikologjikisht njerëzit e tyre më të dashur. Por dhe shkriu një pasuri të tërë të vendosur për vite e vite me radhë.

Gishti tregohej vetëm nga një njeri: Sali Berisha është fajtor për këtë tragjedi. Dhe me të drejtë.

Qeveria Berisha asaj kohe dhe vetë ish kryeministri Sali Berisha, nuk pranuan, madje e mohuan që të kishin lidhje me “fabrikën e vdekjes” në Gërdec.

Madje Berisha, duke nxjerrë përballë qeverinë, mbajti një qëndrim justifikues e shfajësues, duke deklaruar se ky shpërthim, nuk ishte vepër e qeverisë, por ishte “rastësi”.

Sipas deklaratës së ish kryeministrit Berisha, ngjarja e ndodhur në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës, në 15 mars 2008, është konsideruar nga Qeveria Shqiptare si “Aksident Teknologjik”, i ndodhur në fabrikën e demontimit të municioneve.

Ky klasifikim u bazua në nenin 170 dhe 174 të Kushtetutës. Për parandalimin, ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidentesh teknologjike,  Këshilli i Ministrave mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se tridhjetë ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose gjithë territorin e vendit.

Sipas versionit shpjegues të qeverisë “Berisha” të asaj kohe, shpërthimi i Gërdecit ishte një ngjarje e veçantë në fushën e mbrojtjes civile, rast i rrallë në aksidentet e këtij lloji.

Duke shfrytëzuar dhe dobësinë e opozitës së asaj kohe të drejtuar nga Edi Rama, Berisha përmes mashtrimeve, deklarimeve arriti që ta menaxhojë situatën dhe ta mbajë larg vetes dhe familjes së tij biologjike dhe politike. Dhe sikur në Gërdec të mos kish vdekur i ndjeri Muhamet Hoxha, drejtësia shqiptare as që do kishte tentuar të merrej ndonjëherë me përfshirjen e familjes Berisha në Gërdec dhe as me hetimin e skandaleve të njëpasnjëshme lidhur me supervjedhjet e familjes në pushtet pas vitit 2009.

Këta dy persona, nuk kanë provuar vetëm faktin se Berisha është i zhytur deri në fyt në krim dhe korrupsion, por kanë provuar një gjë më të rëndë, që shteti ligjor në Shqipëri dhe gjithë institucionet e tjera ishin jashtë loje.

Sikur Muhamet Hoxha, baxhanak i Sali Berishës të mos ishte një nga tri viktimat e para që u zbuluan dhe sikur Berisha të mos “ngatërronte” emrin e tij para medias me shpresë, se s’do merrej më vesh, do ta kishim shumë të vështirë të shkonim brenda shtëpisë së tij për të gjetur fajtorin kryesor të asaj tragjedie. Fajtor që në fakt ishte djali i tij Shkelzen Berisha, si organizator dhe menaxher e pronar i kësaj fabrike demontimi.

Siç pranon gruaja e tij Liri Berisha, ajo dhe djali i saj Shkëlzeni, nuk i kishin treguar Sali Berishës për baxhanakun e punësuar në Gërdec dhe u ndjenë keq kur ai i ngatërroi emrin.

Ndërkohë që Sali Berisha ishte i ‘pafajshëm” fare, nuk dinte ku binte as Gërdeci. Por më vonë rrodhën faktet dhe u provuan të gjitha lidhjet e djalit të tij me njerëzit që punonin dhe fitonin në Gërdec.

Pas kësaj, Berisha nisi një presion të paparë mbi drejtësinë derisa e gjunjëzoi atë dhe degradoi gjithë procesin e hetimit dhe akuzës.

Edhe pse në fillim grupet opozitare do të qëndronin pasive ndaj ngjarjes, si shenjë solidariteti për tragjedinë ishte justifikimi. Më pas opozita do ta akuzonte  drejtpërdrejt qeverinë si shkaktare të tragjedisë.

Por ishte tepër vonë. Ndaj dhe sot e kësaj dite djali i tij Shkëlzen Berisha është i lirë, ndaj dhe sot ai vetë ka dalë “i larë” me Gërdecin” që shuajti 26 jetë njerëzore. Edhe pse ngjarja la një shije të hidhur në opinionin publik, por do të ishte artikulli i gazetës së New York Times ai që do të shkaktonte debate të ashpra politike në Parlamentin e Shqipërisë.

Artikulli “Supplier Under Scrutiny on Arms for Afghans” i shkruar nga C. J. Chivers, Eric Schmitt dhe Nicholas Wood (i shtypur nga Mr. Chivers.), i publikuar më 27 mars të vitit 2008, nuk u mor parasysh nga qeveria, madje kryeministri Sali Berisha e quajti artikullin “Letër higjenike”.

Kur Bumçi u raportonte për Gërdecin fëmijëve të Berishës dhe raporti i SHBA për takimet sekrete

Pavarësisht se Sali Berishas mundohej të tregohej sikur s’kishte pasur kurrë lidhje me biznesin e vdekjes në Gërdec, faktet e njëpasnjëshme tregonin ndryshe.

Rreshtimi dhe përdorimi i ministrave në funksion të biznesit familjar të Sali Berishës në Gërdec, konfirmoi faktin se anëtarët e kabinetit Berisha janë emëruar dhe komanduar nga Shkëlzeni dhe Argita.

Një nga ushtarët më model, më kokëulur dhe më të bindur të Shkëlzen Berishës, ishte ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.

Aq shërbyes ishte ndaj familjes kryeministrore të asaj kohe, sa është konsideruar më vonë nga amerikanët si “zagar për sulm” i Sali Berishës.

Bumçi i raportonte Shkëlzen Berishës rreth vendimit të qeverisë për punishten e vdekjes, ku demontoheshin armët.

Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, nisi një faks për Gërdecin në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, në adresë të Shkëlzen Berishës. Nuk dihet ende se ku e ka bazuar Aldo Bumçi këtë vendim, pra për të nisur shkresat zyrtare në adresë të fëmijëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vetë Aldo Bumçi e ka mohuar këtë fakt, por shumë shpejt ai u zbulua, pasi sekretarja e Bumçit e konfirmoi faktin në prokurori.

Por, Bumçi nuk i raportonte Shkëlzenit vetëm nëpërmjet faksit, por edhe drejtpërdrejt. Takimet konfirmohen nga kabllogrami që ambasada amerikane në Tiranë i ka nisur Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të projekt-ligjit që do t’i hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak “Për Shkëlzen Berishën”.

Pas kësaj dëshmie, Bumçi, ende një deputet  (dhe një zagar sulmi i PD), akuzoi ish-sekretaren e tij për shpifje dhe e paditi atë.

E frikësuar, sekretarja publikisht deklaroi se dëshmia kishte qenë e falsifikuar”, thuhet në kabllogramin e ambasadës amerikane. Dhe në të vërtetë Bumçi e paditi sekretaren e vet.

“Nuk ka kallëzim për shpifje, ka kallëzim për dëshmi të rreme, që është vepër penale. Dëshmia e rreme përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore. Një dëshmi e rreme nuk ka nevojë që të niset me kallëzim, por mund të niset dhe kryesisht dhe prokuroria është në dijeni të këtij kallëzimi, të kësaj dëshmie të rreme, që në korrik të vitit 2008”, deklaroi Bumçi.

Ambasada amerikane i raportonte DASH se të gjithë raportonin tek Shkëlzeni.

“Rrjedhjet e regjistrimeve telefonike zbulojnë se vetëm disa orë pas 15 marsit 2008 kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, Ministri i Mbrojtjes, Mediu, e telefoni djalin e Berishës katër herë.

Më tej, Mihal Delijorgji, pronar i Albademil (kompania që punonte në Gërdec) telefonoi Shkëlzenin vetëm 30 minuta pas shpërthimit.

Nga janari deri në ditën e shpërthimit Delijorgji e telefononte Shkëlzenin 56 herë. Përveç kësaj, janë konfiskuar shënime nga sekretaret e Ministrisë së Mbrojtjes që tregojnë se gjatë vitit 2007 dhe 2008 ish/ministri Mediu pati takime të shpeshta me Shkëlzenin.

Në një takim thuhet se Shkëlzeni kërkoi që Mediu të rriste ritmin e furnizimit me municione të Gërdecit”, thuhej në Kabllogramin e ambasadës së SHBA. Pra ishte tepër serioze situata. Por dhe sekretarja e ish ministri të Drejtësisë Aldo Bumçi Anjola Agolli, teksa është marrë në pyetje, ka deklaruar se në kohën kur është dërguar faksi, sekretarja tjetër ishte me leje dhe ajo ka mbuluar të dyja turnet.

“Ministri Bumçi shkruante me një lloj stilolapsi me bojë, por që shkruante si stilograf. Në rastin konkret shikoj që shënimi “për trajtim” është i ministrit Bumçi. Firma nuk duket si ajo e ministrit Bumçi dhe nuk e identifikoj dot. Më kujtohet kur e kam nisur faksin dhe shënimi i vendosur me shkrim dore tek cepi i majtë lart: “Për z. Shkëlzen Berisha”, është shkrimi i ministrit të asaj kohe, Aldo Bumçi.

Këtë faks e kam nisur unë për tek Ministria e Mbrojtjes. Ministri më udhëzoi që t’ia nisja Ministrisë së Mbrojtjes me faks shkresën që kishte vënë shënimin “Shkëlzen Berisha”.

Nga Ministria e Mbrojtjes më ka marrë një zë femre dhe më ka thënë se ata nuk kishin asnjë njeri me atë emër. Unë i kam thënë që ma kanë dhënë faksin për ta nisur dhe se unë vetëm po nisja faksin”, tha në dëshminë e saj ish-sekretarja e ministrit Aldo Bumçi. Duke treguar qartë se Shkelzen Berisha ishte “titullari” i dy ministrive.

Lidhjet e Shkëlzenit me Gërdecin dhe urdhërat e tij për Mbrojtjen dhe Drejtësinë

Lidhjet e djalit të Kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, dhe Gërdecit, e kanë zanafillën që në gjenezën e projektit që do të shndërrohej muaj më vonë në një tragjedi me 26 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur.

Shkëlzen Berisha ishte i interesuar për projektin që në momentin kur po përgatitej kuadri ligjor i çështjes.

Në atë kohë, ministër i Drejtësisë ishte Aldo Bumçi. Por, edhe pse faktet implikojnë qartë djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi, në skandalin e Gërdecit, ata jo vetëm që nuk janë marrë të pandehur, por as janë marrë në pyetje për të shpjeguar çështjen ndonjëherë.

Ministria e Mbrojtjes kishte përgatitur kuadrin ligjor, por duhej miratimi i Ministrisë së Drejtësisë. Të gjitha materialet kaluan tek ministri Bumçi dhe stafi i tij, i cili pasi i pa, vendosi miratimin. Por, në këtë pikë, Bumçi tradhtohet nga një faks. Ai i dërgon një prej materialeve Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbi të shkruan me dorën e tij: “Për Shkëlzen Berishën”.

Sekretarja ka vazhduar bisedën me personin tjetër, i cili insistonte se në Ministrinë e Mbrojtjes nuk kishte asnjë Shkëlzen Berisha, por një Shkëlzen Madani. Lidhja Shkëlzen Berisha-Aldo Bumçi nuk ka ekzistuar vetëm në letra, por edhe në takime konkrete.

Sekretarja e ministrit Bumçi ka dëshmuar për disa takime të zhvilluar në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë e Drejtësisë.

“Unë njoh një shtetas me emrin Shkëlzen Berisha, i cili ka ardhur dy herë për të takuar ministrin Aldo Bumçi në zyrë. Rasti i parë ka qenë me fillimin e punës si ministër të zotit Aldo Bumçi. Unë e kam parë kur po dilte nga zyra ku ishte futur gjatë kohës që në turn ishte sekretarja tjetër, Rovena. Rastin e dytë nuk e kujtoj saktë si muaj, por mbaj mend se më kanë njoftuar nga sporteli e më kanë thënë se zoti Shkëlzen Berisha do të takojë ministrin”,  ka pohuar sekretarja.

Më 10 maj 2007, pas takimit me gjeneralët turq, dhe pas një bisede telefonike me zyrën e BBC-së në Londër, në Ministrinë e Mbrojtjes ka hyrë Shkëlzen Berisha.

Pas këtij takimi të parë të evidentuar, kanë vijuar takimet e shpeshta mes djalit të ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, që zhvilloheshin të gjitha në zyrë. Takimi tjetër do të bëhet më datën 9 korrik 2007 dhe sipas shënimeve të sekretares, ministri nuk shkon në mbledhjen e qeverisë së fiksuar, por pret në zyrë djalin e kryeministrit. Kishte leje nga kryeministri Berisha për të mos qënë prezent në mbledhje qeverie por të bisedonte me djalin e tij për biznesin e vdekjes në Gërdec.

Sërish të nesërmen takimi tjetër, më 10 korrik dhe djali i kryeministrit hyn në zyrë pas drejtorit të kabinetit. Takimi tjetër është pas një jave, më 17 korrik 2007, po në zyrën e ministrit Mediu dhe sërish pas drejtorit të kabinetit që dorëzon disa materiale.

Një ditë më pas, më 18 korrik, takimi tjetër, dhe sërish takimi tjetër të nesërmen, ku sekretarja nuk harron të shtojë edhe shënimin (dy kafe).

Më 20 korrik, Shkëlzen Berisha është sërish në zyrë. Me sa duket e kanë vendosur përfundimisht miratimin. Ndërkohë që me letrat dhe përgatitjen ligjore të këtij biznesi të Shkelzen Berishës është marrë as më pak dhe as më shumë por dhe Enkelejd Alibeaj, drejtues i njësisë antikorrupsion në kryeministri në atë kohë. E ka pranuar dhe vetë pjesmarrjen, madje e ka cilësuar nder. Dhe për këtë kontribut gradohet më vonë Ministër Drejtësie.

Ju tregojmë 6 mashtrimet e Sali Berishës, për Gërdecin dhe biznesin e vdekjes

  1. Në mesditën e 15 Marsit, dy orë pasi ka ndodhur tragjedia, Sali Berisha u shfaq i dërrmuar para kamerave në zyrën e tij në kryeministri dhe lexoi për herë të parë me gojën e tij tri viktimat e para, të cilat ishin konfirmuar. Në deklaratën e tij ai nuk lexoi emrin e baxhanakut të tij, Muhamet Hoxha.
  1. Sali Berisha u përtyp pak, pati një ngërç dhe pastaj me siguri të plotë lexoi emrin Mehmet Hoxha. Ideja se emri i tij duhet të fshihej qysh në momentet e para, ishte një ide fikse e familjes Berisha. Fshehja e emrit është tërësisht e qëllimshme, pasi gazeta Tema disponon fotografinë në vendngjarje të të ndjerit Hoxha, kufomë, mbi trupin e të cilit është shkruar emri dhe mosha.
  1. Sali Berisha deklaroi se ai nuk kishte dëgjuar kurrë për Gërdecin para shpërthimit, por më vonë pranoi se ai ka sqaruar me letër zyrtare gazetën “New York Times”, se i biri i tij nuk është i përfshirë pas biznesit të paketimit të fishekëve që eksportoheshin nga Rinasi, biznes që zhvillohej nga i njëjti grup që me djalin e tij bënte demontimin në Gërdec.

Siç doli dhe nga procesverbalet e mbledhjes së qeverisë, ai ka diskutuar gjatë për këtë projekt, madje duke e kthyer dy herë për miratim.

  1. Sali Berisha mohoi faktin, që djali i tij kishte lidhje me Delijorgjin, ndërkohë që media publikoi tabulatet telefonike të tyre, bile 30 minuta pas tragjedisë.
  1. Sali Berisha mohoi, që faktin, që djali i tij ka lobuar për Gërdecin, ndërkohë që media botoi një fotokopje të shkresës që Ministria e Drejtësisë (Aldo Bumçi) i dërgonte një Shkëlzen Berishës, shkresë e cila i çohej me faks për informacion.
  1. Sali Berisha mohoi faktin, dali i tij ishte pronar i Gërdecit, si dhe fshehu rolin e Rrahman Selmanllarit në të dy projektet, atë të demontimit dhe eksportit të fishekëve. Berisha e paraqiti publikisht Selmanllarin, si një biznesmen që njihet me djalin e tij si ish militant u PD-së, ndërkohë që hetimet zbuluan se ai përfaqësonte kompaninë amerikane “SAC” në procesin e ndërtimit të kantierit.

Shkëlzeni kërcënoi shefin e shtabit të FA të mbyllë gojën për Gërdecin, arratiset në SHBA

Denoncimi i kërcënimeve dhe i shantazheve të djalit të kryeministrit Berisha tek amerikanët, i kanë kushtuar plot 6 vite burg në mungesë Luan Hoxhës, ish shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Arpatosura.

Hakmarrja e Berishës ka qenë e pamëshirshme për Luan Hoxhën, ndërsa gjykatat e kapura prej tij, kanë amnistuar përgjegjësit e vërtetë të Gërdecit.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, u kërcënua me jetë nga djali i Berishës për të mbyllur gojën për Gërdecin, pra për të heshtur për implikimin e familjes kryeministrore në fabrikën e vdekjes, ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm.

Gjeneral Hoxha kërkoi mbrojtje tek amerikanët dhe denoncoi kërcënimet e Shkëlzen Berishës, por hakmarrja e Berishës nuk i ka vonuar.

Ndonëse amerikanët e morën në mbrojtje, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u dënua me 6 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, vendim i cili duket se është diktuar nga Berisha.

Largimi i Luan Hoxhës nga Shqipëria ndodhi pak muaj pasi në shtator 2011, në kabllogramet e publikuara, Luan Hoxha përmendej për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin.

Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Uidhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

“Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se nuk kishte asgjë të gabuar.

Gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut.

Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte  dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.

Sipas kabllogramit “Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin për të diskutuar për atë që ndodhi në Gërdec.

Në takimin e realizuar më 17 qershor shefi i sapo shkarkuar i shtabit, Luan Hoxha tregoi anën e tij të historisë së Gërdecit.

Ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e Gërdecit për për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi.

Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër.

Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”.

I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO. Por zyrtarisht ai kishte dorëzuar të gjitha informacionet e dokumentet prokurorëve, përveç informacionit në lidhje me djalin e Berishës. Për këtë ai tha se kishte frikë të fliste.

Ambasadori i shpjegoi se hetimi i prokurorisë mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse ata që dinin gjëra, do thoshin të vërtetën. Hoxha pranoi që në interes të drejtësisë ai duhet të fliste, por nuk konfirmoi që do ta bënte një gjë të tillë.

Hoxha tha se shumë të tjerë kishin dijeni për këtë informacion. Disa prova të jashtme konfirmojnë variantin e Hoxhës. Ai mund të ndihmojë për të shpjeguar pyetjen më të rëndësishme të momentit: Pse kryeministri ka nisur sulme kaq të fuqishme kundër institucioneve kushtetuese duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar aq sa të vërë në diskutim kredencialet demokratike të Shqipërisë në një kohë kur kaq shumë gjëra janë në tavë në lidhje me NATO-n…” përfundon Kabllogrami i ambasadorit amerikan në Tiranë.

Ndërkohë që gjeneral Luan Hoxha për shkak të frikës nga djali i Berishës arratiset në SHBA ku përfiton azil politik. Përpara se të arratisej, për të fituar kohë dhe për të mbrojtur familjen ai përgënjeshtroi deklaratën se ishte kërcënuar nga djali i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përgjimi “Diveroli-Trebicka” për Sali Berishën dhe përfshirjen në biznesin e Gerdecit

Përgjimi i organeve ligjzbatuese amerikane për bisedën e trafikantit të armëve dhe municioneve shqiptare drejt Lindjes dhe zonave të konfliktit të armatosur Efraim Diverolit dhe ish dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka, i cili u gjet i vdekur pas një “gjuetie” në Korçë.

Në këtë përgjim dalin qartë, roli i Sali Berishës dhe i djalit të tij Shkelzen Berisha në trafikun e municioneve. Madje quhen dhe mafie që nuk përballohet.

Ndonëse kanë kaluar dhjetë vjet pas shpërthimit të punishtes së vdekjes, roli i familjarëve të Berishës në biznesin e Gërdecit, sa vjen e bëhet më i qartë.

Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenit përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida.

Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaron se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin. Prokuroria shqiptare as që e mori mundimin për ta pyetur Berishën si kryeministër i vendit për kontratat etj etj. Jo më ta merrte nën hetim.

Pas shpërthimit, Efraim Diveroli ka pranuar që ka transportuar ilegalisht plumba kineze për forcat afgane, të cilët i ripaketonte dhe i shiste, sikur të ishin prodhuar në Shqipëri.

Ndërkohë që Diveroli, bashkëpuntori i djalit të Berishës u dënua në SHBA, në Shqipëri nuk dënohen kokat e kësaj mafie. Ku ai kishte përmendur Berishën. Prokuroria shqiptare as që e pyeti Berishën. Ndoshta dhe nuk është vonë por këtë punë do ta bëjë drejtësia e re.

 

Bisedat e përgjuara mes Trebickës dhe Diverolit:

-Trebicka: Çfarë po ndodh me mikun tënd Pinari?

-Diveroli: Nuk e di, ti më trego, a e bëre marrëveshjen me të për kutitë?

-Trebicka: Nuk dua të bëj marrëveshje me të, ti e di se ai është një horr, ti vetë më pate thënë se ai është një mafioz, apo jo?

-Diveroli: Mendoj se po, ose ai është mafia ose mafia po e kontrollon atë. Ai është një problem më vete, por problemi kryesor është se unë nuk kam asnjë zgjedhje për të bërë. Më duhet të bëj një marrëveshje me të. Qeveria amerikane është në pritje të produkteve. Nuk mund të marr asnjë vendim.

-Diveroli: Çfarë po ndodh me këtë gjënë e rrezikshme këtu.. (bisedë e padeshifrueshme për —–

-Pinarin…) OK, Kosta, kompania që po bën paketimin mund të kërkojë të blejë materialin tënd paketues. Më duhet të prish marrëveshjen.

-Trebicka: Cila kompani është kjo, është akoma Delijorgji?

-Diverolli: As nuk e kam idenë fare, po presim që Pinari të na japë detaje në lidhje me këtë kompani. Do të bëj maksimumin që kjo shitje të realizohet…

-Diveroli: …(Disa biseda për shërbimet, që ai është i supozuar të bëjë për Diverolin). Jam treguar 100% i ndershëm me ty. Nuk ta hoqa unë këtë punë. E kupton këtë? S’kam lidhje fare me këtë çështje. Edhe pse Pinari më ka pyetur, madje më ka bërë presion, unë s’e kam mbështetur asnjëherë një vendim të tillë. Jam shumë i mërzitur dhe shumë i shqetësuar.

-Trebicka: Është duke punuar ende me Henry Tomein?

-Diveroli: Mendoj se është ende duke punuar Henri. Unë jam ende duke punuar me Henrin. Më duhet të punoj me Henrin. Unë po punoj me Henrin.

-Diveroli: Unë jam ndryshe nga Henri, nuk mund të bëj shaka me mafien e Delijorgjin dhe me ato dreq njerëzish nga Shqipëria… Unë jam një kompani amerikane, punoj për qeverinë, të gjithë i kanë sytë nga unë. Pinari ka nevojë për një tip si Henri në këtë mes, që të kujdeset për të dhe për shokët e tij, gjë që nuk më intereson aspak. Unë nuk dua t’ia di rreth këtij biznesi, unë dua t’ia di për biznesin e ligjshëm. Kjo është ajo që unë ndjej për këtë situatë, kjo është ideja ime, ky është opinioni im.

-Trebicka: … por unë mendoj se me Pinarin, shokët e tij mafiozë, Delijorgjin dhe Henrin, do të jetë e vështirë për ty që të vazhdosh përpara, pasi ata do të të krijojnë shumë probleme… Sipas gjasave unë do të ftohem në Uashington DC nga zyrtarë të CIA-s dhe nga disa miq të mi atje… Pas dy javësh do të vij në Florida që të shtrëngoj duart me ty dhe të diskutoj për marrëveshjet e të ardhmes.

-Diveroli: Më pëlqen kjo, le ta bëjmë.

-Diveroli: Aktualisht, kam një marrëveshje mjaft të mirë në Serbi dhe kam nevojë për financim…. Kosta, Kosta, mbase kam një ide … që ti mund të mbarosh së paketuari, për shembull, dy milionë e gjysmat që më ke borxh… Pinari dhe Delijorgji do të vënë re se tashmë operacioni yt është duke ecur mirë dhe mendoj se ata nuk do të duan ta prishin marrëveshjen, kështu që do ta blejnë materialin nga ty. Ata nuk kanë pse të sillen vërdallë dhe të shkojnë deri në Maqedoni për të gjetur material. Mendoj, mbase kjo është një ide e mirë. A mendon se Pinari do ta bëjë këtë punë?

-Trebicka: Kam gjetur partnerë të mirë dhe mendoj se mund ta vazhdoj punën. Unë nuk di gjë për Pinarin, Delijorgjin dhe mafien e tij. Nëse ata duan ende të punojnë me mua, unë nuk do të flas. Do ta mbaj gojën të mbyllur. Do të bëj çfarëdo që të më thuash.

-Diveroli: E kuptoj… Vetëm se po të them, unë të mbroj ty dhe ti më mbron mua nga këto gjëra. Më lër të flas me Pinarin, ai e di se duhet ta bëjë ai paketimin. Sepse ai është duke të hequr nga pozicioni yt. Nëse ai nuk e bën dot këtë detyrë siç duhet, ai do të jetë në telashe të mëdha, nga të gjithë. Kështu që mbase ai do të nervozohet duke qenë se Delijorgji nuk e bën dot këtë punë, gjithsesi. Kjo është çështja më e mirë, kjo është ëndrra ime.

-Diveroli: Kështu që na duhet ta realizojmë shitjen e këtij materiali. Pastaj, të paktën unë nuk jam i ekspozuar dhe ti nuk je i ekspozuar, apo jo? Këtë herë është opsioni A, apo opsioni B. Duhet të hyjmë vetëm në njërën derë, nuk jemi të sigurt se cila është. Pse nuk shkon t’ia puthësh bythën edhe një herë atij Pinarit, tani. Telefonoje, lutju, puthe, bëj ç’të duash. Dërgo njërën nga vajzat e tua. Ta bëjmë atë të lumtur. Ndoshta ai do të të japë një tjetër mundësi që ta bësh këtë punë. Si thua? Mbase ai nuk është i organizuar, mbase do të nervozohet – (duke folur si të ishte Pinari). Ti e di, nëse nuk e marr këtë punë, pastaj do ta humbas biznesin e municioneve. Mbase ne mund të luajmë me atë që ai ka frikë. Hajde Pinari, më jep edhe një shans tjetër. Jepini atij para, futini diçka në xhep… Dhe ai nuk do të marrë shumë. Nëse merr $ 20.000 nga ty.

-Diveroli: Unë mund ta bëj një gjë të tillë. Më thuaj nesër se çfarë do të bëhet…. Ta ndajmë, do të bëjmë planin A apo B? Unë do të flas me Pinarin, ti do të flasësh me Pinarin dhe ne do të marrim një vendim. Pastaj do të kalojmë te marrëveshja tjetër.

-Diveroli: Më shumë, më shumë, kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë…!/Përgatiti Pamfleti.com