osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja e OKB për lidhjet e Berishës dhe Arben Imamit me Gadafin: Anije me armë në bashkëpunim me serbin Slobodan Tesiç

Dosja e OKB për lidhjet e Berishës dhe Arben Imamit me Gadafin: Anije me armë në bashkëpunim me serbin Slobodan Tesiç

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përgatitur një dosje voluminoze për trafikimin e armëve nga depot shqiptare drejt Libisë, në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht, gjatë kohës kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe Arben Imami ishte ministër i Brendshëm. Kohë më parë, agjencia Asscociated Press, kishte siguruar një raport të brendshëm, që qarkullonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i përgatitur nga një panel ekspertësh konstatonte se qeveria Berisha ka thyer embargon e OKB, duke dërguar armë në mënyrë të paligjshme drejt Libisë. Nisur nga rastet e konstatuara të trafikimit të armëve kundrejt thasëve me para, ndaj autoriteteve shqiptare nisi një hetim.

Slobodan Tesiç është njeriu me të cilin qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes në atë kohë kanë bashkëpunuar duke e përzgjedhur si kontraktor në trafik armësh. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka evidentuar vizitat e Tesiç në Tiranë, takimet në Ministrinë e Mbrojtjes me drejtues dhe ish-ministrin Arben Imami, i cili ka dhënë aprovimin për shitjen e armëve e municioneve këtij kontraktori serb super të kërkuar në botë, pasi akuzohej se i ka shitur armë vendeve në luftë civile, apo diktatorëve si siberianit Tailor, jemenasit Saleh dhe libianit Gadafi.

Shqipëria i ka dhënë armë trafikantit serb në vitet 2010 për Libinë e Gadafit, madje disa anije. OKB e njeh serbin si një nga më të rrezikshmit edhe në biznes droge, përveç armëve, pas arrestimit të rusit Viktor Bout. Tesiç ka thyer rezolutën 1521 të OKB-së. I ngjyrosur në listë është emri i Tesiç, si bashkëpunëtor i trafikantëve të tjerë dhe njëkohësisht si dorë e parë e shitjes në firmën e tij “TEMEX Tezic”.

Rrjeti i trafikut të armëve shqiptare, gjatë viteve të Berishës në pushtet, është shtrirë në të gjitha kontinentet. Armët shqiptare janë shfaqur në Libi, në Jemen, në Iran, Afganistan, në Meksikë dhe tashmë së fundi edhe në Kongo. Me armë shqiptare u zhvillua konflikti i armatosur në qytetit Goma në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Kështu, pushtimi i qytetit Goma në lindje Republikës Demokratike të Kongos nga rebelët zbuloi një aferë që përfshin edhe Shqipërinë. Rebelët e ushtrisë M23 kapën armatimet e lëna pas nga ushtria kongoleze.

Skandali u denoncua nga gazetarët e agjencisë së lajmeve “Reuters”. Në pamjet e regjistruara nga gazetarët e agjencisë “Reuters” zbulohej se ushtria kongoleze përdorte armatim shqiptar./Pamfleti

Zbulohen pamjet e rralla të takimit sekret Basha-Gaddaf, ja dialogu i kryedemokratit në tendën e ish-diktatorit që shtypi miliona libianë

Ç’punë ka pasur Lulzim Basha si ministër shqiptar për të takuar një tiran gjakatar si Gaddaf që shtypi miliona libianë dhe e përdori pasurinë e bollshme të vendit me naftë për të promovuar terrorizmin dhe aktet djallëzore jashtë kufijve?

Publiée par Gazeta TemA sur Lundi 28 janvier 2019