Në zhurmën e krijuar ditën e djeshme me akuzat dhe kundërakuzat për rastin e denoncimit të ish-policit, Emiljano Nuhu, gazetari i Report Tv, Artan Hoxha hedh më shumë dritë për atë që po ndodh dhe arsyet. Hoxha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të Emiljano Nuhut së bashku me ish-oficerin Dritan Zagani në Zvicër. Ai thotë se Nuhu ka kërkuar azil në Zvicër, aty ku ndodhet edhe Dritan Zagani, ndërsa hedh dyshime sesi ka arritur kaq shpejt atje, madje të pajisjet me dokumente qëndrimi azilanti dhe çfarë i lidh bashkë.
Artan Hoxha ka publikuar dy foto, njërën ku shfaqen Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, të fotografuar së bashku në Gjenevë të Zvicrës dhe e dyta dokumentet e qëndrimit në Zvicër, të familjes së nënkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkëshortes së tij dhe fëmijës, të lëshuara në Gjenevë.
Gazetari Hoxha ka edhe një mesazh për Zaganin, teksa i thotë se e ka mbështetur në denoncimin kundër narkotrafikut por në sajesat dhe mashtrimet alla Babale, sikur i cilëson ngjarjet e fundit, nuk e ndihmon dot. ‘Dritan Zagani të kam mbështetur në denoncimin kundër narkotrafikut por në sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk të ndihmoj dot. Shijojeni azilin dhe lëreni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shumë shpejt….’ thotë Hoxha.
Por kush është Dritan Zagani? Ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani trazoi ujërat e politikës shqiptare para tre viteve duke akuzuar krerët e policisë shqiptare dhe ish-ministrin Tahiri si të lidhur me krimin. Ai u arrestua në Fier së bashku me gjashtë persona të tjerë, ndërsa u akuzua për shpërdorim detyre. E ndërsa gjykata e Apelit të Vlorës e la në arrest shtëpie, ai u arratis në Zvicër duke kërkuar azil.
Emiljano Nuhu u largua nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa nuk dorëzoi sipas procedurës standarde armatimin dhe materialet operative. Ai kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës dhe në datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, ndërsa më pas është larguar, sipas gazetarit Hoxha në drejtim të Zvicrës duke u pajisur me dokumente azili.
Ai denoncoi se u largua, pasi u kërcënua me armë nga vëllai i deputetit të PS, Rrahman Rrahja në prani të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, për të mbyllur dosjen e djalit, i akuzuar për përdhunimin e Xhisiela Malokut, por vajza në një intervistë ekskluzive mbrëmë në Report Tv mohoi gjithçka duke deklaruar se polici gënjen.
STATUSI I PLOTE I GAZETARIT TE REPORT TV ARTAN HOXHA
Pergjigje e munguar per Dritan Zaganin….
Ke dy dite rresht qe pa asnje arsye ke sajuar dhe publikuar te paverteta ne adresen time, pa ruajtur asnje lloj etike njerezore. Per me teper,kur s’te kam lene asnje motiv ty personalisht, kur te kam mbeshtetur, perkrahur dhe dale ne mbrojtje per nje kauze te drejte.
Gjykova se denoncimi yt ishte nje kontribut ne luften kunder narkotrafikut dhe korrupsionit shteteror, te cilen une e kisha denoncuar perpara gjithkujt tjeter dhe me shume se askush tjeter duke rrezikuar jeten time ne plantacionet e narkotrafikut mbjelle me leje te rilindjes. Por mesa duket militantizmi politik ta ka erresuar gjykimin duke me ngaterruar dhe mua me nje militant politik. Je komplet gabim, jam po ai qe kam qene gjithmone pa bere asnje kompromis me te verteten dhe profesionin tim…
…..
Ne mbrojtje te se vertetes po te them se kjo eshte histori e sajuar dhe do publikoj fakte ashtu sic publikova sot ne mbremje ne Opinion. Nuk me intimidoni dot as ti dhe as cdo militant tjeter qe eshte sulur sot per te me kercenuar. Gazetaret profesioniste nuk ndahen ne tanet dhe te kundershtarit sipas interesit te momentit…
Meqe jemi te faktet dhe e verteta!
Dritan Zagani, une jam ai qe denoncoj dhe flas vetem me fakte. Me qe po kembengul forte se je zhgenjyer dhe te dukem ne mbrojtje te nje qeverie paudhesite e seciles i denoncoj perdite, po te bej disa pyetje:
A je ti ne kete foto dale ne Zvicer, bashke me nenkomisarin “hero” Emiljano Nuhu?
Si ka mundesi qe polici i larguar ilegalisht nga Shqiperia ndodhet kaq shpejt ne shoqerine tende ne Zvicer?
Cfare ju lidhi bashke?
A E KE NDIHMUAR TI NENKOMISARIN TE PAJISET ME DOKUMENTA QENDRIMI TE AZILANTIT NE ZVICER ?
Dritan Zagani te kam mbeshtetur ne denoncimin kunder narkotrafikut por ne sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk te ndihmoj dot. Shijoeni azilin dhe lereni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shume shpejt….
Ne foton e pare:
Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, te fotografuar sebashku ne Gjeneve te Zvicres.
Ne foton e dyte:
Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve…