osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja e CEZ përfundon në duart e SHBA-BE, ambasadorët marrin provat kundër Metës dhe Berishës, zbardhet letra

Dosja e CEZ përfundon në duart e SHBA-BE, ambasadorët marrin provat kundër Metës dhe Berishës, zbardhet letra

Ndërkombëtarët kanë marrë në dorë dosjet e aferave të CEZ në Shqipëri. Ajo është cilësuar si vjedhja e shekullit, pasi shteti ka humbur me miliona euro për shkak të politikës. Momentalisht në prokurori ka dy dosje nën hetim, por që po hasin probleme. Autori i të dyja kallëzimeve është juristi i OSHE Romeo Kara, i cili ka kallëzuar rreth 30 zyrtarë në total, mes të cilëve ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Kallëzimi i parë është bërë për privatizimin e ish-OSSH nga CEZ, ndërsa i dyti për paktin CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve.

Por prokuroria nuk po avancon me hetimet dhe Romeo Kara ka vendosur të vërë në lëvizje ndërkombëtarët dhe po ashtu ka kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores Arta Marku. Më datë 5 dhjetor ai u ka dërguar një letër, shoqëruar me dy paditë në fjalë, kryeministrit, kreu të Kuvendit, kryeprokurores, organeve të vetingut dhe 6 ambasadorëve në vend. Kara ka kërkuar ndërhyrjen e ambasadorit të BE, Luigi Soreca, zv/ambasadorit të SHBA, Daniel Koski, dhe përfaqësuesve të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës që të marrin masa pasi ai ndjehet dhe i rrezikuar për akuzat që ka ngritur ndaj krerëve të politikës.

“Unë kam provuar se, procesi i privatizimit të OSSH-se ka qenë: i nxituar; legjislacioni i duhur për këtë lloj privatizimi nuk ka qenë i përgatitur; vendimet e qeverisë janë rrëzuar çuditërisht nga një komision negocimi; është hyrë në këtë proces pa u zgjidhur problematika e titujve të pronësisë midis “OSSH” SH.A dhe “KESH” SH.A si dhe pa zgjidhur detyrimet midis tyre.

Janë shkelur tërësisht procedurat e këtij procesi privatizimi; është paguar dy herë studioja e konsulencës IFC; nuk janë kompensuar ish subjektet e shpronësuara të truallit të ndërtesave, të persekutuarit, ish-punonjësit e OSSH etj, sipas ligjit nga të ardhurat e këtij privatizimi; nuk u vendos një çmim dysheme, u bë qëllimisht një zhvlerësim i aseteve me rreth 70.000.000 (shtatëdhjetë milion) $ vetëm me qëllim për të përfituar CEZ-i, dhe në dëm të shtetit shqiptar; u ndryshuan specifikimet teknike, që ishin shpallur me ligj, si të panegociueshme: si miratimi i nivelit të borxhit të keq nga 4% në 14% duke krijuar një dëm tjetër prej 70.000.000 $ për shtetin shqiptar dhe që ndikoi negativisht në koston e çmimit të energjisë elektrike” thuhet në letër.

Afera CEZ-DIA

Romeo Kara pretendon se abuzime janë bërë dhe në paktin CEZ-DIA, ku ai ka kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe Ilir Metën. Në letrën që ai iu ka dërguar ndërkombëtarëve, ka dhënë detaje për të gjitha abuzimet që janë bërë. “Unë kam ofruar edhe një dëshmi të dhënë nga ish Kryetari i Bordit të Drejtorëve të CEZ, Josef Hejsek. Në këtë dëshmi të dhënë më datë 26 Tetor 2014, Josef Hejsek pohon se, Kastriot Ismailaj, person i cili sot është dënuar me vendim penal të formës së prerë, është prezantuar nga ish-ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Qazim Tepshi, si personi me të cilin CEZ-i duhej të bashkëpunonte lidhur me mbledhjen e borxheve (430.000.000 Euro).

50% e kësaj shume do t’i kalonte kompanisë të administruar nga Ismailaj, i cili ishte i rekomanduari i qeveritarëve shqiptarë. Arsyeja për të cilin ai ishte ofruar, ishte se ishte një aleat i ngushtë i Ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe Kryeministrit Sali Berisha”, tha ai. Kara ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të ndërhyjnë për dosjet në fjalë./Kliti Topalli