Po qarkullon dorë më dorë një dosje e dytë penale me rrëfime tronditëse të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, përmbaruesi më i madh i krimit në Shqipëri i njohur deri më sot.
Saga e krimeve të rrëfyera në dosjen e parë, bashkë me porositë për vrasje kundrejt pagesës deri 500 mijë euro, janë vetëm një anë e botës kriminale që ka marrë pjesë dhe njeh killeri Dumani.
Në dosjen e dytë flitet për porositje vrasjesh deri në 2 milionë euro, siç ishte porosia e Kel Kamamit për ekzekutimin e Erjon Alibej.
Burime serioze thanë për Prapaskenën, se ka edhe disa rrëfime edhe më tronditëse të Dumanit, të cilat nuk janë në asnjë fashikull hetimor për shkak të implikimeve në nivele të larta.
Madje këto rrëfime tashmë rrezikojnë vetë Dumanin, për të cilin është rritur intetesi për ta eleminuar.
Nëse më parë ishin të intetesuar për ta hequr qafet Talo Çela dhe personazhe të tjerë të botës së krimit, që e kishin paguar për krime të ndryshme, tashmë janë të intetesuar edhe politikanë të nivelit të lartë për ta eleminuar.
Dumani mësohet se ka rrëfyer mbi një plan për ekzekutimin e një pronari të fuqishëm mediash, krim i cili nëse do të kryhej do të trondiste kryeqytetin.
Për këtë krim janë investuar disa grupe kriminale dhe një segment politik në Tiranë.
Plani nuk është finalizuar për shkak se bosi i mediava ruhej rreptësisht, duke mos lënë pothuajse asnjë hapsirë për ta goditur.
Në të njëjtën formë ka shpëtuar edhe Endrit Dokle, për të cilin Dumani ka pohuar se është kontraktuar nga Vis Martini për ta ekzekutuar kundrejt 500 mijë eurove.
Burimet konfirmojnë gjithashu vërtetësinë e deklaratës së gazetarit Artan Hoxha, sipas të cilit Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e vëllait të ish deputetit të PS Arben Ndoka.
Meta është akuzuar edhe se ka porositur vrasjen e mbetur në tentativë të Tom Doshit dhe Mhill Fufit.
Meta është pëfolur se është implikuar edhe në vrasjen e të fortit të Burrelit, Halit Dedja, se mund të ketë gisht në zhdukjen e Eduard Belegut, në vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe se ka torturuar Dritan Priftin në vilën e tij në Gjirin Lalzit.