osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja “CEZ” në udhëkryq, priten letërporositë për Nuel Kalaj, Josef Heisek dhe Jan Ivanin

Dosja “CEZ” në udhëkryq, priten letërporositë për Nuel Kalaj, Josef Heisek dhe Jan Ivanin

Hetimi i nisur për privatizimin e OSSH nga kompania çeke CEZ, ka ngecur në pritje të letërporosive nga Kosova dhe Çekia, ku mendohet që ndodhet Nue Kalaj, Josef Heisekun dhe Jan Ivanin.

Ky hetim i nisur pas kallëzimit të bërë nga disa deputetë të mazhorancës, që ishin pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizmin e OSSH, duket se ka mbetur peng i dëshmive të Nue Kalajt dhe dy ish-drejtuesve çekë në vendin tonë Jan Ivan dhe Josef Heicek.

Në fakt këto dëshmi janë kërkuar të bëhen pjesë e hetimit nga gjykata, e cila nuk pranoi vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të pushuar hetimet. Në atë kohë ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar Taulant Balla akuzoi Prokurorinë se nuk kishte kryer hetim të thelluar.

Ndërsa Gjykata la si detyrë për Prokurorinë që të merrte dëshminë e Nue Kalajt, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit në procedurat e privatizimit të OSSH tek CEZ, duke përfituar miliona euro shpërblim.

Sipas deputetëve të mazhorancës të akuzuar për këtë aferë janë ish-zyrtarë të lartë, që nga ish-kryeministri Sali Berisha e deri tek ndërmjetësi Nue Kalaj, që sipas Taulant Ballës kanë përfituar miliona euro.

Por si dëshmia e Kalajt ashtu edhe ajo e dy ish-drejtuesve të CEZ, nuk po bëhet e mundur të merren edhe pse Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi pranë autoriteteve të Kosovës ku mendohet që ndodhet Nue Kalaj ashtu edhe pranë autoriteteve çeke per Josef Heisekun dhe Jan Ivanin.

Për këtë arsye Gjykata e Tiranës i ka zgjatur afatet e hetimit edhe me tre muaj të tjerë për këtë çështje në pritje të letërporosive të lartëpërmendura.

Ndërkohë dy ish-drejtuesit e CEZ, po gjykohen në një tjetër proces penal në Gjykatën e Tiranës të akuzuar për mashtrim me pasojë një dëm ekonomik të përllogaritur në mbi 5 milionë euro.