osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja “Beqja 2”: “Rastësia” e përplasjes me hetimin ndaj Sali Berishës

Dosja “Beqja 2”: “Rastësia” e përplasjes me hetimin ndaj Sali Berishës

Në ditët e fundit të 2023-shit, thuajse paralelisht me zhurmën që solli masa e re e sigurisë ndaj Sali Berishës, SPAK ndëmori një operacion të zhurmshëm, ku pjesë e hetimit ishte edhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Ndaj Beqajt, SPAK ka nisur një hetim për çështjen e konçensioneve të sterilizimit dhe Check UP-it, i cili vijon në rrugën e tij proceduriale.

Ish-ministrit i është caktuar masa e detyrim-paraqitjes, të cilën Beqaj e ka ndjekur sipas vendimin duke u paraqitur në SPAK.

Ndërkohë, pak ditë para festave të fundvitit dhe paralelisht me zhvillimet e ndodhura me Sali Berishën, SPAK e Gjykata e Posaçme vendosën në mënyrë të befasishme që të kryenin një kontroll personal dhe kontroll banese ndaj Ilir Beqaj, i cili deri më tani është marrë nga Prokuroria e Posaçme si person nën hetim vetëm për çështjen e “sterilizimit”.

Kontrolli personal dhe ai i banesës së Ilir Beqaj, si dhe sekuestrimi i sendeve të gjetura në të, u bë më datë 28.12.2023, në zbatim të vendimit të datës 27 dhjetor të marrë nga gjyqtarja Rudina Palloj pas kërkesës së prokurores së SPAK, Elida Kaçkini.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme dhe kërkesa e SPAK për kontrollin e banesë së Ilir Beqaj nuk lidhej as me çështjen e “sterilizimit” dhe as me atë të “check-up”, por me një çështje të re të regjistruar së fundmi kryesisht nga Prokuroria e Posaçme, më datë 06.09.2023.
Release of Epstein Documents Causes Court Website to Crash
Keep Watching

Ky procedim penal u regjistrua nga SPAK pa ndonjë autor konkret, por vetëm për tre vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal dhe më konkretisht: korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal; dhe mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Më datë 26.12.2023 (ditën që SPAK paraqiti në Gjykatën e Posaçme kërkesën e saj për kontroll personal dhe banese), regjistroi si person që i atribuohej njëra nga tre veprat penale (neni 259 i Kodit Penal) emrin e Ermal Kurtulaj, me detyrë koordinator i projektit Eusair Facility Point, ndjekur nga SASPAC, ndërkohë që as Ilir Beqaj dhe as personave të tjerë nuk i atribuohej asnjë vepër penale dhe emrat e tyre ende nuk figurojnë të regjistruar si persona nën hetim në lidhje me këtë procedim penal.

Pra, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme kishte regjistruar procedimin penal nr. 190, të vitit 2023 që më datë 06.09.2023, për tre vepra penale por pa asnjë autor të dyshuar, rreth katër muaj më vonë, më datë 26.12.2023, SPAK, regjistroi vetëm një person (Ermal Kurtulaj) si person të cilit i atribuohet vetëm një nga këto tre vepra penale (neni 259 i Kodit Penal).

SPAK dhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë e konsideruan si të mjaftueshme që të ushtrohej kontroll personal dhe kontroll banese për katër persona të tjerë (ndër ta dhe Ilir Beqaj), familjarët e tyre, si dhe disa biznese, pavarësisht se për asnjërin prej tyre ende nuk e gjykonte se ata mund të merrnin statusin e personit nën hetim, njësoj si Ermal Kurtulaj.

Pra në thelb, kemi të bëjmë me një hetim të SPAK, ku edhe pse ka dyshime për Ilir Beqajn, të cilin edhe i është kontrolluar banesa, ai nuk është person në hetim për këtë çështje, apo për veprat penale mbi të cilat ka nisur procedimi.

Ndërkaq, duket qartë se “përplasja” e veprimeve ndaj Ilir Beqajt me atë ndaj Sali Berishës, nuk është i rastësishëm. E dallon qartë logjika për të krijuar një lloj “ekuilibri politik” përpara opinionit publik.

E si për Berishën, ashtu edhe për Beqajn, këto “rastësi” ngjajnë edhe për çështjet proceduriale.

Për asnjërin prej tyre Prokuroria e Posaçme ende nuk ka komunikuar ndonjë akuzë, por të dy kanë statusin e “personit nën hetim”. Ndaj të dyve u aplikua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, por për shkak të shpërfilljes së zbatimit të kësaj mase nga Sali Berisha, ndaj tij u dha një masë më e rëndë, ajo e “arrestit në shtëpi”. Ndërkohë që hetimet për Sali Berishen po zhvillohen në lidhje me dyshimet për konsumim nga ana e tij të veprës penale të “korrupsionit pasiv”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, hetimet e deritanishme që po zhvillohen (për çështjen e sterilizimit) për Ilir Beqaj kane të bëjne me dyshimet për konsumim nga ana e tij të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërkohë, vendimmarrja e beftë e Prokurorisë dhe e Gjykatës së Posaçme për të ushtruar një kontroll personal dhe kontroll banese ndaj Ilir Beqaj, që përkon fiks me momentin kulmor të procesit të ndryshimit të masës së sigurisë së Sali Berishes, duket sikur synon që të vendosë shenja të tjera barazimi ndërmjet këtyre dy personave dhe çështjeve penale të ngritura ndaj tyre.

Kontrolli i beftë i banesës së Ilir Beqaj dhe shpresa që nga ky kontroll mund të rezultojnë prova të reja, janë një vetvete një shpresë për të gjetur sado pak justifikim në ngritjen ndaj Ilir Beqaj edhe të një akuze të re, atë të “korrupsionit pasiv”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal (njësoj si akuza që pritet ti bëhet Sali Berishes).

Pra në thelb, kemi një hetim të personalizuar, e jo me çështje që po hetohet. Pasi, përshembull koncensionet e shëndetësisë janë në kulmin e hetimit, e nuk ka asnjë pengesë për tu vijuar.

Ndërkaq, në rastin “Beqaj 2” fabula që solli zhurmë më shumë, është ajo e restoranit “Gzona”, për të cilin SPAK dyshon se është në pronë të ish-ministrit Beqaj.

Ky i fundit e ka kundërshtuar këtë fakt, dhe konsideron se në materialin e Prokurorisë Speciale nuk evidentohet një provë e vetme që provon që Ilir Beqaj apo bashkëshortja e tij janë ende pronarë “de facto” të restorant “Gzona”.

Materiali i SPAK bazohet në dyshimin që përderisa ky restorant vazhdon të hyjë në marrëdhënie tregtare me subjekte të tjera private përfituese të fondeve të BE-së, që kërkojnë prej këtij restoranti shërbimin e kateringut dhe atë të restorantit, atëherë Beqaj dhe bashkëshortja e tij vazhdojnë të marrin përfitimet e këtij biznesi qoftë drejtpërsëdrejti qoftë në mënyrë indirekte nëpërmjet personave të tjerë.

Një tjetër dyshim i SPAK është edhe ai i makinës së Ermal Kurtulajt, për të cilën mendohet se është pronë reale e ish-ministrit Beqaj. i cili nga ana tjetër është mbrojtur me argumentin se nuk ka pasur asnjëherë makinë, ngaqë nuk zotëron patentë sepse nuk di t’i japë makinës. Sipas Beqajt, makina e vetme në familje është ajo e bashkëshortes, e cila është deklaruar në ILKDPKI.

Gjithsesi, dukshëm SPAK do të vijojë sipas të gjitha gjasave zhvillimin e strategjisë për një homologim të çështjes së Berishës dhe të Beqajt.

E po sipas gjasave, nga ana e Berishës dhe mbështetësit e tij do të akuzohet SPAK se po favorizon mazhorancën.

Në fakt një drejtësi do të duhej të ishte e verbër nga presioni i jashtëm. Strategjia e veprimeve proceduriale bëhet për të mbrojtur provat e natyrisht për të ndaluar dëmtimin e hetimeve.

Y.Pata