Prokuroria e Titanës ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.
Mësohet se Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në prokurori për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij.
Audio-përgjimi “Babale” u publikua nga PD e cila pretendonte se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge.
Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.
Zëri i Agron Xhafës ishte imituar nga Fredi Alizoti i cili u vetëdorëzua në polici.
Alizoti dëshmoi në polici se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga Ervin Salianji.