Nuk ndalet Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë ankesë dhe i ka kërkuar Komisionit të Ankesave dhe Sanksionit në KQZ shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 25 Prillit në Bashkinë e Dropullit, dhe rrjedhimisht dhe në qarkun e Gjirokastrës.
Argumenti që ka përdorur LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës është përjashjtimi nga e drejta për të votuar i minoritarëve, për shkak të vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantinën e detyrueshme të emigrantëve.
Kjo forcë politike është e para në këto zgjedhje që depoziton ankimin në KQZ, për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit në zona të caktuara.