Kërkesa e dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për shpërndarjen e mandateve, për Myslim Murrizin është një kërkesë që largon herësin dhe hap 100 % listat duke bërë shpërndarjen e mandateve sipas votave të marra dhe jo sipas renditjes së listës së kryetarit të partisë.
I pyetur nëse ai beson gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Murrizi tha në “Repolitx” se kjo gjykatë është më politike se ajo e para, ku anëtarët e saj janë shprehur hapur si besnik të një linje politike.
“Më 30 korrik u votua që subjektet duhet të kenë jo më pak se 2/3 listat e hapura që do të thotë jo më pak nuk pengohet asnjë subjekt politik ti bëjë ato 100 % të hapura.
Kushtetuta përcakton dyshemenë se deri ku lejohet ai që ka qejf për ta mbajtur të hapur listën, por nuk pengon partitë ti hap 100 %. Ne kërkojmë që të mos ketë herës për të prishur listën e kryetarit dhe shpërndarjen e mandateve.
Kjo gjykatë Kushtetuese është më politikë nga ajo që ishte, se ajo që ishte nuk vinin kaq shumë ashpërsisht besnik politike në gjykatë. Anëtarët e rinj janë ndarë nga 2.3 për secilin, Ramën, Metën, Berishën. Secili prej tyre ka pasur një qëndrim politik në të kaluarën e tyre”, tha Murrizi.
Lëvizja Demokratike Shqiptare me përfaqësues Myslim Murrizin ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar nenin 163 të Kodit Zgjedhor. Murrizi argumentohet anti-kushtetueshmërinë e të ashtuquajturit herës në shpërndarjen e mandateve, si një element që cenon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në kushtetutë.