osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dorëzimi i mandateve, Luani tregon arsyen pse u detyrua “Lavjerrsi” LSI ta pranonte

Dorëzimi i mandateve, Luani tregon arsyen pse u detyrua “Lavjerrsi” LSI ta pranonte

Ditën e djeshme LSI iu bashkua nismës së PD-së për djegien e mandateve.

I ftuar në emisionin “Opinion”, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka folur lidhur mbi qëndrimin e kësaj partie për djegien e mandateve dhe a ka ndryshuar ky qëndrim kur kohë më parë, kryetarja Monika Kryemadhi i ka quajtur “mandate gjaku”.

“Nuk ka asnjë inkoherencë me thënien e Kryemadhit që këto janë mandate gjaku. Ky është një vendim polik si reaksion i një situate absurde pasi Kuvendi i Shqipërisë, nuk ka më legjitimitet. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të poshtërohet dhe të mos konsiderohet opozita siç po ndodh me këtë mazhorancë. Aty opozita denigorohet, fyhet. Opozita bojkotoi Kuvendin dhe u rikthye në Kuvend për ti dhënë një shans maxhorancës për të kthyer debatin politik, për të bërë të mundur reformën zgjedhore. Mungon vullneti. Rruga e fundit ishte protesta e fundit, edhe kjo u zhvendos nga mesazhi që dhanë qytetarët dhe kryeministri u shqetësua më shumë për kërpudhën. Pra këtu e gjithë qeverisja është një kërpudhë.”, u shpreh nënkryetari i LSI-së.

I pyetur nëse LSI do të shkojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë zgjedhje të tilla.

“Ky është vendim radikal, por është si shkak i kriminalizimit të qeverisjes. Nuk ka ndodhur që nga 1997 që vetë organi i prokurorisë të japë indicie që zgjedhjet janë produkt i votave të blera. Në një vend normal çdo qeveri do kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa kryeministri sulmon median.”, deklaroi Luan Rama.