Pas lajmit të publikuar përmes një statusi në Facebook, se është dorëzuar Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila thotë se: Nuk kemi dijeni!
Në statusin e tij, Berisha thotë se i ka mbërritur një mesazh nga qytetari dixhital, i cili informon se Balili është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa thuhet se shoqërohet nga nipi i tij, Rigels Balili.
I kërkuar prej dy vitesh nga drejtësia dhe objekt debati Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë fakt./Ekskluzive.al