Romeo Karaj
Të lebetitur nga akti i Tahirit, ata që kërkonin medemek heqjen e mandatit të tij, sot u lëshuan të zhbëjne ate që, artificialisht kërkuan, vetëm e vetëm, që te vonojne startimin serioz, të vendosjes se drejtësise.
Tahiri dha mesazh të qartë: unë akuzohem per trafik, por askush nuk me akuzon dot per hajdut, vjedhes fondesh dhe parave publike, manipulim tenderash, korrupsion, vrasje e të tjera vepra penale qe karakterizojne me te drejte kasten politike te ketyre 25 viteve.
Mbas ketij akti të Tahirit, prokurorja Arta Marku dhe stafi i saj, duhet të procedojnë pa vonese, pa nxjerre të tjera justifikime, si dhe te bejne te qartë publikisht statusin e Tahirit, dhe për t’i dhene fund njehere e mirë spekulimeve dhe manipulimeve.
Së bashku me Tahirin, Arta Marku duhet të çojë përpara drejtesisë Saliun dhe bandën e tij, në lidhje me baterdinë e CEZ-it, Liken ne lidhje me DIA-n, Zenin ne lidhje me Gerdecin, Argitën në lidhje me tarifat e saj, të gjithe ministrat, kryeministrat, guvernatorët e Bankës së Shqipërise si dhe te gjithe kryebashkiaket përgjate këtyre 27 viteve, pa harruar fyellin e SHQUP-it kollovarin Lul Basha.
Nëse Arta nuk e bën këte, është mirë t’a llogarisë veten ne krah të kesaj politike dhe jo të ligjit dhe drejtesisë. Kjo verë që po vjen do të jetë vërtet një verë e nxehte, dhe me shtrëngata njekohesisht.
Shqiptarëve po ju del nga shpirti thirrja për drejtesi dhe çdo pazar politik i çfarëdo lloji qoftë, në kurriz të drejtesisë, është i neveritur dhe i papranueshëm.
Drejtesi te cunguar dhe të njeanshme nuk do të kete. Drejtësia nuk mund të menaxhohet pafundësisht prej xhambazeve të politikës.