osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dorëheqja e Metës si President për të ndalur rrënimin e LSI po kërkohet nga mbështetësit. Do ta pranojë sfidën?!

Dorëheqja e Metës si President për të ndalur rrënimin e LSI po kërkohet nga mbështetësit. Do ta pranojë sfidën?!

Për dy vjet, Monika ka zhbërë gjithçka të ngritur me shumë mund, përpjekje, trafik influence, para dhe krime, për vite me radhë nga Ilir Meta në LSI. Analistët pranë Metës, janë të shumtë ata që paguhen në ‘bordoronë” e tij, por dhe aktorët e faktorët pranë tij kanë një qëndrim të vetëm: Ilir Meta duhet të rikthehet sa më shpejt në krye të LSI, për të ndalur rrënimin dhe për të ruajtur balancat politike të pushtetit. Mister mbetet fakti nëse Meta do të dëgjojë zërat e njerëzve afër tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit dhe për të marrë drejtimin e LSI apo do vijojë rutinën në Presidencë

Ilir Meta zyrtarisht që nga dita e zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit 2017 nuk është më kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të gjithë e mbajnë mend presidentin e zgjedhur Meta në Lezhë, ditën e zgjedhjeve, teksa ngriti tonet ndaj kryeministrit Rama, madje kërkoi dhe armatosjen e qytetarëve kundër tij.

Që nga ajo kohë kanë kaluar dy vite, dhe me Metën në Presidencë, me një drejtim kalimtar të LSI nga Petrit Vasili, kreu i kësaj partie u rikthye sërish në ‘familje’, këtë radhë në dorën e Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Metës.

Tashmë është fakt i kryer që për dy vjet, Monika Kryemadhi ka zhbërë gjithçka të ngritur me shumë mund, përpjekje, trafik influence, para dhe krime, për vite me radhë nga Ilir Meta në LSI.

Kjo parti, tashmë në opozitë ka pasur një rrjedhje të jashtëzakonshme deputetësh, këshilltarësh, anëtarësie dhe të njerëzve përfaqësues prej saj, duke pakësuar së tepërmi mbështetjen për LSI.

Një ndikim të jashtëzakonshëm në këtë rënie “pikiatë” të LSI ka as më pak dhe as më shumë por vetë kryetarja Monika Kryemadhi, politika dhe strategjia e saj, mungesa e artikulimit politik dhe mbi të gjitha konfliktualiteti që e shoqëron.

Pa përmendur irritimin që shkakton tek qytetarët pasuria e saj e pamerituar, bashkë me Metën, akuzat për korrupsion, trafik droge me karrocën e fëmijëve e shoferët si dhe korrupsioni.

Parë në këtë këndvështrim, janë të shumtë ata që e deklarojnë me zë të lartë apo nën zë faktin se Monika po e degradon LSI në atë far feje, sa rezultati i pritshëm në zgjedhjet e radhës do të jetë katastrofik për këtë parti.

Për këtë arsye, analistët pranë Metës, janë të shumtë ata që paguhen në ‘bordoronë” e tij, por dhe të gjithë aktorët dhe faktorët pranë LSI kanë një qëndrim të vetëm: Ilir Meta duhet të rikthehet sa më shpejt në krye të LSI, për të ndalur rrënimin e saj.

Për ta, është më i rëndësishëm roli i Metës në krye të LSI, parti që për vite me radhë ka ruajtur balancat politike të pushtetit, se sa në Presidencë, bazuar dhe në kompetencat që i jep Kushtetuta e ndryshuar.

Mister mbetet fakti nëse Meta do të dëgjojë zërat e njerëzve afër tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit dhe për të marrë drejtimin e LSI apo do vijojë rutinën në Presidencë. Kjo është sfida e Ilir Metës./Pamfleti/