Burime jo shumë të besueshme, të një portali online, që ka hapur tellallin, se Ministrja Nikolla do të jap dorëheqjen e parevokueshme në një konferencë të jashtëzakonshme në orën 18.00.
Sipas portalit “Syri” si sytë e tyre, kjo lëvizje e domosdoshme e Ramës, ka si qëllim të shkref protestën… e shkrehur me të gjithë forcat nga opozita e diskretituar, që nuk ka viagra që e ngren më.
Pra, argumenti se Nikolla do të jap dorëheqjen për të shpëtuar Ramën, që “rrezikohet” nga protesta që nuk ekziston më, bie!
Por dhe argumenti i përdorur nga portali “strabist”, se ministrja kërkon të shpëtoj veten, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë pakënaqësi ndaj saj, që do ta çonte në dhënien e dorëheqjes, sërisht bie, kur mendon se studentët në asnjë moment nuk kanë kërkuar largimin e saj.
Por ekspertët e syrit si sytë e tyre, gjykojnë se studentët janë treguar inteligjent, që nuk e kanë kërkuar dorëheqjen e ministres, që ajo ta marr me mend vetë e të jap dorëheqjen me vullnet të plot?!
Nëse ministrja Nikolla do jepte dorëheqjen sot, do të kënaqte vetëm epshet e disa politikanëve dhe protestuesve të instruktuar si student të pakënaqur, e nuk do zgjidhte problemin e studentëve të vërtetë, me gjithë vullnetin e shprehur prej sa për ta ndërmarrë një hap të tillë.
Mjerë sytë e lexuesve çfarë shohin dhe detyrohen të lexojnë!/Ekskluzive.al