osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dorë thëngjilli me firmë floriri, duhet të përgjigjet para drejtësisë!

Dorë thëngjilli me firmë floriri, duhet të përgjigjet para drejtësisë!

Nga Anri Bala

Shkelja e Kushtetutës, në shumë raste është vepër e rëndë penale, e kur bëhet në mënyrë të qëllimshme dhe të përsëritur, duke marrë përmasa tejet të rënda në dëm të shtetit dhe interesave kombëtare, atëherë quhet tradhëti ndaj atdheut dhe ligji të dënon si tradhëtar, aq më shumë kur je pushtetar.

Mosdekretimi i dy figurave kryesore, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare, është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe një veprim kriminal i qëllimshëm, për ta nxjerrë jashtë funksionit, institucionin më të rëndësishëm të vendit.

Ilir Meta, në shkelje flagrante të Kushtetutës si kryetar, nuk është aty për të ruajtur firmën, duke na e shitur si “firmë floriri”, që natyrisht edhe mund ta ketë… atje ku ka futur dorën pa firmosur, por duhet ta fshijë dhe lajë mirë, kur Kushtetuta, ligji themeltarë i shtetit, ia detyron “dhunshëm me përcaktim”, për të mos ia prerë.

Natyrisht, duke qenë i papërgjegjshëm, deri në kufijtë e intrigantit, ai ka arritur të realizoi, atë që ka patur për qëllim prej kohësh: Të krijoi bindjen, se shteti nuk funksionon, se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndaj s’keni çfarë të më bëni!

Kurrë nuk ka qenë më i qartë në veprimet e tij, për të rrëzuar Reformën në Drejtësi, e për të thënë atë që thotë çdo ditë, partia e familjes së tij dhe gjithë grupet antishtet, se drejtësia është kapur nga mazhoranca në pushtet, duke sfiduar vettingun, si një strukturë pa asnje vlerë.

Për t’u vënë para drejtësisë, presidenti firmë floriri, e di mirë, se duhet që shkeljet e tij kushtetuese, të ankimohen në Gjykatën Kushtetuese, për të marrë atë që i takon, por ai luan bllofin si lojtari i pokerit: Unë jam Kushtetuta, kur nuk ka kush të më thotë të kundërtën! Madje ëndërron, se Reforma në Drejtësi do të vazhdoj pambarimisht, deri sa ai të përfundoi detyrën, nëse SPAK dhe BKH, nuk e mbërthejnë për firmën e florinjtë, që ai nuk e hedh “badiava”.

Pa hyrë në anë teknike të problemit, se nuk ka shqiptar që nuk i njeh veprimet e “firmë floririt”, që janë tejet skandaloze dhe antishtet, duhet që mazhoranca të mos e lejoi dhe ta shkarkoi, pa një pa dy… për ta lënë të mendohet, se si do të shpëtoi nga drejtësia, që nuk i duhet më firma e tij, sepse ka firmën e saj.

Përderisa nuk ka kush e interpreton shkarkimin e tij kushtetues, apo antikushtetues, deputetët aktual, duhet të guxojnë dhe ta “shkelin” edhe ata njëherë Kushtetutën, sikurse e shkeli dy herë “firmë floriri”,  duke i dhënë goditjen e duhur me të njëjtën monedhë, sharlatanit të bllofeve.

Politikani i pasur me “parti shtëpi” dhe me miliona që i reklamon pa asnjë hezitim, duke nisur nga mijëra euro për shkollimin e fëmijëve, e deri vilat e gjysmëpallate, të cilat i mburrj si fshatar i bërë mbret me frymën e magjisë, duhet të deklarohet hajdut, me fund të dhimbshëm prej hajduti.

Veprimet e tij antikushtetuese, po ia shtojnë barrën e fajit, si njeri që beson, se do të vazhdoi të funksionoi pafundësisht intriga e tij në lojra, ku ai nuk është as tifoz dhe jo më lojtarë. Loja e rëndë e lënies së vendit pa dy anëtarë të rëndësishëm të sigurisë kombëtare, do ketë pasoja të rënda dhe të paimagjinueshme për presidentin honorifik, që për fatin e keq të tij, nuk e di se kush është.

Ndaj, nëse ka jurist jashtë ngrehinës, ku ngrohen në diell gjithfarë derbederësh dhe torobellësh, si këshilltar që këshillohen, se si të marrin ndonje kockë… duhet ta paralajmërojnë, që të paktën të shpëtojnë çfarë mund t’i shpëtohet këtij gjeli, që i duket vetja shqiponjë!/Ekskluzive.al