osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Donika Prela bëhet qesharake para komisionit të Vetingut: Nuk e dija se burri im punonte në të zezë

Donika Prela bëhet qesharake para komisionit të Vetingut: Nuk e dija se burri im punonte në të zezë

Zbulohen të tjera detaje rreth Vetingut të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Kjo e fundit ka gënjyer Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke thënë se nuk e dinte se bashkëshorti i saj punonte në të zezë. Me paratë që nuk ka paguar taksa dhe me hua që nuk vërtetohen,

Prela ka blerë pasuri të paluajtshme. Ajo arriti t’i shpëtonte komisionit të nivelit të parë të Vetingut, por rrezikon të shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas ankimimit nga Komisioneri Publik.

Kolegji ka vendosur tashmë një standard për çështje të tilla, duke shkarkuar subjektet që nuk justifikojnë pasurinë, pavarësisht se çfarë vendimesh ka marrë KPK. Është e vërtetë se me mijëra shqiptarë kanë punuar në të zezë. Por, Prela duhet të shkarkohet pasi është pengesë për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit qeveritar. Për shkak të saj, sot Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja etj., që kanë bërë kërdinë me paratë e shqiptarëve, janë të lirë.

Në ankimimin e Komisionerit Publik thuhet se Donika Prela ka deklaruar para Vetingut se nuk dinte se bashkëshorti i saj punonte në të zezë. Por, sipas Komisionerit provat tregojnë të kundërtën. “Komisioni gjatë hetimit administrativ mbi ligjshmërinë e burimit të krijimit të kësaj pasurie, ka konstatuar se për vitet 2003-2008, nuk janë paguar të plota sigurimet shoqërore dhe detyrimet tatimore mbi të ardhurat e bashkëshortit, si dhe nuk provohet marrëdhënia e huasë në kuptim të mundësive që ka patur z. ***.*** për dhënien e kësaj huaje, në cilësinë e personit tjetër të lidhur.

Komisioni ka arritur në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar bindshëm faktin se, nuk ka pasur dijeni për këtë praktikë të punëdhënësit së bashkëshortit të saj, për mospagimin e detyrimeve tatimore për gati të gjithë periudhën e punësimit 2003-2011. Komisioneri Publik vlerëson se, ky përfundim nuk gjen mbështetje në provat e administruara, të vëna në dispozicion nga vetë subjekti i rivlerësimit”, thuhet në ankimim.

Komisioneri Publik shton më tej se kjo rrethanë rëndon më shumë pozitat e Donika Prelës. “Fakti që subjekti i rivlerësimit edhe gjatë procesit të rivlerësimit ka nënvizuar mospasjen dijeni të saj dhe të bashkëshortit, për këtë shmangie të pagimit të detyrimeve tatimore në marrëdhëniet e punës, në konsideratë të vlerësimit etik dhe profesional, është rrethanë që rëndon pozitën e subjektit për qëllim të proçesit të rivlerësimit.

Nënvizojmë se në periudhën në fjalë, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar detyrën e prokurores së seksionit Task Force, ku brenda juridiksionit të veprimeve proceduriale/hetimit të tyre, ishte edhe hetimi i veprave penale të sferës ekonomike”, thekson Komisioneri.

Gjatë verifikimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bashkëshorti i Donika Prelës ka ndërmarrë hapa ligjorë me çështjen e mospagesave të tatimeve. “Komisioni gjatë hetimit administrativ ka konstatuar se, shtetasi ***.*** ka ndërmarrë hapa ligjorë, lidhur me çështjen e mospagesave të tatimeve, në momentin që ka marrë dijeni për këtë fakt, duke depozituar kërkesë padi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me objekt padie: “Detyrimin e palës së paditur shoqëria “***” sh.p.k, të paguajë në emër të paditësit detyrimet e papaguara në llogarinë e DRSSH-së Tiranë dhe detyrimet tatimore”.

Kjo çështje ka qenë ende në gjykim në kohën e marrjes së vendimit nga ana e Komisionit. Më datë ***.4.2019, rezulton se Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në përfundim të gjykimit të çështjes sipas, objektit të mësipërm, me vendimin nr.***, datë ***.3.2019 (vendim ky i përcjellë nga denoncuesi pa ekstremitete formale; vula, nënshkrim, etj.), ka pushuar çështjen”.

Sipas Komisionerit Publik Donika Prela nuk justifikon as 10 milionë lekë cash, të cilat thotë se i ka kursyer në vitin 2006. “Subjekti i rivlerësimit ka deklaruar për herë të parë kursime në cash në shumën 1.000.000 lekë, duke deklaruar: “…disponojmë të ardhura në lekë (KESH) të krijuara nga pagat, të padepozituara në institucionet bankare”. Këtë deklarim subjekti i rivlerësimit e sqaron dhe në deklarimet e saj në pyetësorin nr. *** të Komisionit.

Bazuar në dokumentacionin e administruar, rezulton se të ardhurat e ligjshme të subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit të saj për vitin 2006 janë në shumën 1.006.8144 lekë. Nga analiza financiare rezulton se subjekti nuk mbulon me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet e deklaruara për një diferencë negative prej – 285.131 lekë”.

Komisionerit Publik pohon se Donika Prela nuk justifikon as 5 milionë lekë, të cilat pretendon se i ka kursyer në vitin 2007. “Në këtë element të deklarimit, fillimisht analizohet mundësia për kursimet në vlerën 500,000 lekë, deklaruar për periudhën deri në datë ***.5.20075.

Nga dokumentacioni i administruar rezulton se, për këtë periudhë të ardhurat familjare, të ligjshme deri në datën ***.5.2007, datë në të cilën deklarohet se është bërë pagesa e parë, llogariten në shumën rreth 408,559 lekë, të cilat nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe kursimin e deklaruar me të cilin është deklaruar e paguar shuma prej 500,000 lekësh”./Pamfleti