Një ditë më parë një operacion i madh policor në Tiranë çoi në ekzekutimin e 22 urdhër-arresteve.
Bëhej fjalë për bashkëpunim të prokurorisë me krimin ekonomik, doganat dhe tatimet për kapjen e administratorëve të faqeve online që shisnin produkte të ndryshme.
U mësua zyrtarisht se personat të cilëve u janë urdhër arresti përmes faqeve online, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.
Por për shumë persona që duan të hapin një faqe online për të shitur dhe të jenë në rregull me ligjin duhet:
“Të hapni një NIPT, çdo gjë që blini ta keni me faturë tatimore dhe konsultohuni me ekspertë financiarë. Blerja dhe shitja, çdo transaksion duhet të jetë i regjistruar që të njihet, kryesisht në bankë,” tha drejtuesi i shoqatës E-Commerce, Valer Pinderi, sot i ftuar në Shqipëria Live.