osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Doni të ikni në Kanada? Atëherë nga A deri tek ZH, këto janë proçedurat që duhet të ndiqni!

Doni të ikni në Kanada? Atëherë nga A deri tek ZH, këto janë proçedurat që duhet të ndiqni!

Jo më kot, Kanadaja është renditur vendi i parë në botë për emigrantin. Kjo e publikuar nga një sërë botimesh të gazetarëve të ndryshëm apo organizatave jo qeveritare për mbrojtjen e emigrantit. Kjo për arsyen e vetme që sistemi i emigracionit Kanadez, synon thithjen e kontingjenteve profesioniste, krijimin e faciliteteve të nevojshme për integrimin në jetën e përditshme dhe pse jo, nëse keni aftësitë e duhura të ndërtoni karrierën dhe të jeni dikush në Kanada.

Krahas sistemit klasik të përzgjedhjes së aplikuesve për emigracion në Kanada informacione të cilat gjenden në faqen zyrtare të emigracionit Kanadez www.cic.gc.ca , Provinca të ndryshme të Kanadasë, nëpërmjet vendimeve lokale provinciale, kanë miratuar një sërë programesh punësimi dhe emigrimi me qëllim lehtësimin e procedurave për tërheqjen e kontingjenteve potenciale të profesioneve të kërkuara por jo vetëm.

Kjo i ka hapur rrugë jo vetëm profesionistëve në top listën Kanadeze të emigracionit mbi profesionet e kërkuara si mjek, inxhinier, IT etj, por dhe për profesione jo të listuara në listën e pozicioneve më të kërkuara. Një shembull konkret është Provinca e Quebec e cila përveç mënyrave klasike të emigrimit duke gjetur një kontratë afat gjatë pune apo studimeve, ka hartuar politika lehtësuese dhe për punëtorët sezonal të fushave të ndryshme si agrikulture, punonjës social etj. Kjo ka bërë të mundur që një kandidat i cili ka dëshirë të provojë ëndrrën Kanadeze në Quebec, fillimisht të udhëtojë drejt këtij vendi me një kontratë të përkohëshme pune, dhe më tej nëse Quebec dhe kontrata më të cilën ka arritur qëllimin e udhëtimit drejt këtij vendi plotëson pritshmëritë e kandidatit, atëhërë mund të fillojë procedurat e rregullta të emigracionit duke qënë në Quebec.

1-Po ashtu, politika të ngjashme mund të gjejmë dhe në provinca të tjera të ndryshme si British Columbia, Alberta etj të cilat janë fokusuar krahas të tjerave dhe në programet e punësimeve sezonale në fushën e hoteleri-turizmit qofshin këto dimërore ose verore nëpërmjet programit IEC (International Experience Canada).

2- Nëpërmjet këtij programi, nësë një kandidat është nga lista e vendeve që kanë marrëveshje me Qeverinë Kanadeze për këtë mundësi punësimi, ose nëse je i përzgjedhur nga një RO (Recognized Organization) e cila është garantuesi/sponsori i kandidatit i cili vjen nga një vend që qeveria e të cilit nuk ka marrëveshje me qeverinë Kanadeze (siç është Shqipëria në rastin konkret), gëzon të drejtën e udhëtimit drejt këtyre provincave në Kanada me një kontratë punë 1-2 vjecare ku krahas benefiteve të pagës dhe të drejtave të tjera në baze të legjislacionit vendas të punës, ka të ofruara nga punëdhënësi dhe akomodimin dhe ushqimin përgjatë gjithë kohës së qëndrimit në Kanada.

3-informacione të cilat i gjeni në faqen zyrtare të www.europeagency.al . Këto kontrata pune, janë të listuara gjithashtu në “National Occupational Classification (NOC)” në sistemin Kanadez të klasifikimit të pozicioneve të punës.

4-Shumë profesionistë, kanë udhëtuar drejt Kanadasë duke u shpallur fitues në programin “Express Entry” i cili synonte që të tërheqë kontigjentet e profesionistëve të udhëtonin drejt Kanadasë edhe pa patur një kontratë punë e cila pas mbërritjes në Kanada, duke qenë profesionisht i një fushe të caktuar, ishte shume e thjeshtë për organet e emigracionit dhe zyrës së punës sistemimi në punë. Ne qershor të këtij viti, Qeveria Kanadeze bëri sërish ndryshime të favorshme në legjislacionin e emigracionit duke krijuar kushtet e një përshtatje mes programit “Express Entry” dhe “Federal Skilled Ëorkers Program, Federal Skilled Trades Program dhe Canadian Experience Class”, ky I fundit program I punësimit sezonal kryesisht në fushën e hoteleri-turizmit të shpjeguar dhe më lart.

Por, jo të gjthë duan të udhëtojnë drejt Kanadasë si emigrant apo punonjës të një fushe të caktuar! Ka plot të rinj dhe të reja të cilët duan fillimisht të udhëtojnë drejt Kanadasë për tu arsimuar dhe më pas për të parë mundësitë e qëndrimit të ligjshëm në Kanada.

5-Pikerisht për këtë arsye, një shëmbull i mirë janë studimet universitare ose pas universitare. Shembull: Në programin Kolegj dhe Internship 1 dhe 2 vjecar të ofruar nga Europe Agency, një kandidat, mund të udhëtojë drejt Kanadasë më një program studimi I cili është I ndërtuar në 50% të kohëzgjatjes së programit studime dhe 50% e kohëzgjatjes internship me pagese. Degët janë të ndryshme si: menaxhim Biznesi, Menaxhim Turizmi etj ku krahas studimeve, per gjysmën e kohëqëndrimit në këtë program, kandidatët kanë mundësinë e kryerjes së një internship-I (stazh pune) professional pranë një kompanie Kanadeze ku krahas praktikës së fituar të punës, të marrin dhe një rrogë mujore bazuar ne legjilacionin vendas. Për më tepër, kandidatët për këtë program “Studimi dhe Punësimi” udhëtojnë nën kategorinë e vizës “Study Permit Ëith Ëork Authorisation” (Vizë Studenti me Autorizim Pune) me të cilën janë të ligjshëm të punojnë në Kanada deri në 6 orë në ditë nga momenti I mbërritjes.

6-Për më tepër, për programme të ndryshme studimi në Kanada. Në bazë të legjislacionit vendas, të diplomuarit e programeve të ndryshme, mund të qëndrojnë në Kanada si resident të përkoheshëm ose përhershëm pas diplomimit.

Krahas mënyrave të lartpërmendura, në Kanada mund të emigrohet dhe nëpërmjet programeve si:

“Start up visa” duke krijuar një biznes dhe duke hapur vende pune për punëkërkuesit vendas

“Self-Employed” me vetëpunësim duke krijuar biznesin tënd në Kanada në fusha të ndryshme si kulturë atletike ne sport apo bujqësi

“Provincial Nominees” Duke u përzgjedhur nga një provincë e caktuar bazuar në profilin professional të kandidatit dhe politikave të emigracionit të provincës

“Caregiver” si punonjës social për qëndrat e fëmijëve jetim, moshave të treta etj.

“Atlantik Immigration Pilot” duke përfunduar studimet dhe diplomuar nga një Institucion arsimor ose duke punuar në provincat e Neë Brunsëick, Prince Edëard Island, Nova Scotia ose Neëfoundland dhe Labrador

“Immigrant Investors” duke investuar ne ekonomine Kanadeze me një plan biznesi të qartë dhe afatgjatë.

“Quebec – selected skilled ëorks” programi I provincës së Quebec për përzgjedhjen e punonjësve të kualifikuar etj.

7-Shpesh herë, persona të ndryshëm të cilët interesohen të emigrojnë në Kanada por të cilët nuk kanë një arsim, nuk kanë nivelin e gjuhës angleze ose franceze, nuk kanë një profil të fortë kandidati etj, behen pesimist duke menduar që ata nuk janë të duhurit për këto programe emigrimi. Kjo nuk është aspak e vertetë. Nëpërmjet qëndrave të formimit professional shtetërore ose private të akredituara, mund të fillojnë dhe ndërtojnë profilin e tyre të emigracionit duke u trajnuar në fusha të ndryshme të cilat I kualifikojnë si “skilled ëorkers” (punonjës me aftësi) gjithashtu paralelisht duke ndjekur dhe kurset e gjuhës frënge ose angleze për të arritur nivelin e kërkuar nga emigracioni dhe në një afat të shkurër kohor, nga një kandidat me profil shumë të ulët për çështjen e vlerësimit në emigracion, shndërrohet në një kandidat potencial dhe me shpresa për të qenë i sukseshëm në proçesin e tij të aplikimit.

Për të aplikuar për programet e emigrimit ne Kanada, sygjerohet që fillimisht të bëni një vetëvlerësim për sasinë e pikëve që mund të grumbulloni ku për të qenë i suksesshëm, duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë sipas sistemit të vlerësimit “Comprehensive Ranking System” Sistemi i renditjes gjithëpërfshirëse. Më pas, duke vetëidentifikuar mangësitë, mund të orientohesh drejt formimit profesional mbi profesionin ose gjuhën për të grumbulluar pikët e nevojshme për tu kualifikuar.