Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump thotë se biseda e tij telefonike me homologun Volodymyr Zelenskyy “ka shkuar shumë mirë”.
“Ai, si presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE”, ka postuar Presidenti në rrjetet sociale, raportojnë mediat e huaja.
“Diskutuam një sërë temash që kanë të bëjnë me luftën, por më së shumti takimin që po mbahet të premten në Mynih, ku Delegacionin do ta drejtojnë zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio”, ka shkruar Trump.
“Shpresoj se rezultatet e atij takimi do të jenë pozitive”, ka thënë ai më tej.
“Është koha për të ndalur këtë luftë qesharake, ku ka pasur VDEKJE dhe SHKATËRRIME masive dhe krejtësisht të panevojshme. Zoti e bekoftë popullin e Rusisë dhe Ukrainës!”, tha Trump.
Kujtojmë se Trump para bisedës me Zelenskyn, zhvilloi edhe një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin, ku diskutuan mbi luftën në Ukrainë.