osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Donald Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington dhe nuk mban përgjegjësi për sulmet në Kapitol

Donald Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington dhe nuk mban përgjegjësi për sulmet në Kapitol

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, më 20 janar.

Pas raportimeve nga FBI se ka rrezik për sulme në DC, por edhe qytete të tjera të vendit, presidenti, pas një takimi edhe me zëvendësin e tij, Mike Pence, vendosi me një urdhër ekzekutiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nga 11 janari deri më 24 janar.

Si pasojë, në rrugët e kryeqytetit amerikan kanë mbërritur qindra trupa të Gardës Kombëtare. Deri në fundjavë pritet që të kenë mbërritur deri në 6000 personel ushtarak, ndërsa Pentagoni po mendon ta rrisë këtë numër deri në 13 mijë.

Një pjesë e tyre janë pozicionuar tashmë rreth godinës së Kongresit, të sulmuar nga mbështetësit e Trump. Godina është rrethuar me gardhe metalike, sikurse edhe Shtëpia e Bardhë.

Për mbarëvajtjen e ceremonisë dhe shmangien e episodeve të dhunës po bashkëpunojnë autoritetet vendore në Uashington, por edhe agjenci të Departamentit të Drejtësisë.

Donald Trump ndërkohë nuk mori përgjegjësi lidhur me rolin e tij në nxitjen e protestave të dhunshme në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar.

Duke folur me gazetarët përpara se të udhëtonte në Teksas sot paradite, zoti Trump tha se fjalët e tij para mbështetësve javën e kaluar ishin “plotësisht të përshtatshme”.

Disa minuta para se përkrahësit e tij të sulmonin Kapitolin, zoti Trump i inkurajoi ata të marshonin drejt ndërtesës së Kongresit, ku ligjvënësit po numëronin votat e Kolegjit Zgjedhor për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Presidenti Trump, për muaj me radhë, kishte pretenduar në mënyrë të pasaktë se zgjedhjet e nëntorit ishin manipuluar, pavarësisht nga përfundimet e administratës së tij për të kundërtën.

Ndërsa protestuesit ishin ende në Kapitol, zoti Trump lëshoi një video që dukej se i justifikonte ngjarjet, duke thënë për protestuesit: “Ju duam. Jeni shumë të veçantë.”

Një oficer policie i Kapitolit vdiq nga plagët e marra gjatë veprimeve të dhunshme dhe policia qëlloi një grua gjatë përpjekjeve për të frenuar turmën. Tre persona të tjerë vdiqën në ato që autoritetet thanë se ishin urgjenca mjekësore.