Presidenti Donald Trump postoi një video në Twitter, ku u bëri thirrje protestuesve me fjalët: “Tani duhet të shkoni në shtëpi, duhet të kemi paqe. Na duhet të kemi ligj dhe rend”.
Megjithatë, ai përsëriti në video pretendimin e tij të pabazuar se zgjedhjet u vodhën dhe se ato ishin të manipuluara.
“Nuk duhet të bëjmë lojën e tyre, na duhet paqe,” tha ai në videon e regjistruar në Shtëpinë e Bardhë.