Donald Trump ka kryer betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai është betuar të ruajë dhe mbrojë Kushtetutën.
“Betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, me të gjitha mundësitë e mia, kështu që më ndihmo Zot”, tha Trump.
Trump u betua në detyrë në dy Bibla, njërën që ia dha nëna e tij dhe Biblën e Linkolnit. Kjo e fundit është përdorur nga disa presidentë të tjerë të mëparshëm, duke përfshirë Abraham Lincoln në 1861.
Kjo është hera e parë që nga vitet 1890 që një president që u mund në zgjedhje, kthehet fitimtar për të bërë betimin për herë të dytë.