Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritën jeshile për ngritjen e një padie ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për mardhënie jashtëmartesore
Donald Trump, ish-presidenti amerikan, është paditur tashmë, duke shënuar histori si ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza mbi çështje. Një juri në Manhatan ka votuar për të paditur Doland Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për mardhënie jashtëmartesore.
Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka hetuar ish-presidentin për ngjarjen që lidhet me pagesën prej 130.000 dollarësh ndaj yllit të pornos Stormy Daniels që të heshte pasi kaluan natën bashkë. Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një president aktual ose ish-president do të përballet me akuza penale.
Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzën e paraardhësit të tij dhe ka pasur pak përgjigje zyrtare nga Komiteti Kombëtar Demokratik.
Por disa demokratë kanë folur hapur, duke përfshirë figurën e lartë të partisë Nancy Pelosi, prej kohësh një nga kritikët më të vendosur të Trump.
Ajo shkroi në Twitter: “Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë.
“Shpresojmë se ish-presidenti do të respektojë në mënyrë paqësore sistemin, i cili i jep atij këtë të drejtë,” tha ajo, duke shtuar se juria e madhe që kishte votuar për aktakuzën “veproi sipas fakteve dhe ligjit”.