Organizata Trump, grupi i bizneseve të presidentit amerikan, akuzohet për evasion fiskal në Panama.
Sipas New York Times, pronari i ri i ish-hotelit të Trump, International Hotel e Tower në Panama, i cili tani është kthyer në JW Marriot, ka depozituar një denoncim në gjykatën e Manhatanit, me pretendimin se manjati i pasurive të patundshme ka “paraqitur deklarata false te autoritetet fiskale panameze”, për të “mbuluar aktivitetet e tij ilegale”.
Në denoncim thuhet se autoritetet në Panama janë vënë në dijeni të parregullsive gjatë një kontrolli fiskal vitin e kaluar.
Sipas akuzës, për të shmangur taksat Organizata Trump ka falsifikuar dokumentet për rrogat e punonjësve.
Para se hoteli të kalonte në duart e pronarit të ri vitin e kaluar, ai ishte i fundit i presidentit Trump në Amerikën Latine.
Orestes Fintiklis, i cili ka bërë denoncimin dhe ka aktualisht kontrollin e hoteleve në Panama, kërkon që Trump të dënohet me një gjobë 35 milionë dollarë.