osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Donald Lu: Pse i kërkova Adriatik Llallës arrestimin e Ilir Metës

Donald Lu: Pse i kërkova Adriatik Llallës arrestimin e Ilir Metës

Në një dokument të përbërë nga 18 faqe, që ish-Prokurori i Përgjithshëm Ardiatik Llalla ka treguar më imtësi një takim që ka pasur me Ambasadori amerikanë në Tiranë, Donald Lu.

Në dokumentin që Llalla i ka dërguar Kongresit Amerikan në majin e vitit 2017, thuhet se, Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës se është i korruptuar.

Për takimin e majit të vitit 2015, Llalla ka folur në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla mes të tjerave thekson:

“Në këtë takim, ambasadori Lu, kërkoi ndërhyrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, të influencojë te prokurorët që të mos kundërshtonin projektin e reformës në drejtësi. Ndër të tjera, në një mënyrë jodiplomatike dhe kundër normave që parashikon Konventa e Vjenës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Kryetarit të kuvendit, njëkohësisht kryetar i LSI, Ilir Meta. Në vëzhgimet e zotit Lu, kryetari i Kuvendit Meta ishte i korruptuar dhe i fshihej drejtësisë. Arrestimi i tij i mundshëm mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar më shpejtë në Bashkimin Evropian.”

Por në arsyetimin e tij, ish-Kryeprokurori Llalla nënvizon se kjo kërkesë nuk mund të realizohej, për aq kohë sa nuk kishte prova për të implikuar në afera korruptive ish-Kryeparlamnetarin Meta.

“Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave. Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social.”

Në fund, Llalla bëhet edhe më i ashpër në letrën e tij duke thënë: “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

I gjithë ky debat dhe konflikt mes Llallës dhe ambasadorit amerikan, akuza të cilat më pas u reflektuan edhe publikisht, ish-Kryeprokurori e akuzonte shefin e diplomacisë amerikane, për ndërhyrje dhe influencë në reformën në drejtësi.

Në letrën prej 18 faqesh, Llalla thotë se përmes ambasadorit Lu, po përfshihen në mënyrë formale, persona që kanë mbështetjen e Sorosit në proces.