Lulzim Basha, ka vijuar edhe sot me propozimin për bërjen e Vettingut në politikë. Mbrëmjen e sotme, Basha ka publikuar një video-mesazh në ‘Facebook’, ku tregon se cilat janë pesë rregullat kryesore për vettingun e politikanëve.
Nga ana e saj, Kryemadhi bëri pak ditë më parë një deklaratë të fortë kundër ambasadorëve të huaj në vendin tonë, duke thënë se janë bërë si ‘nëna dhe babai’, teksa godiste direkt ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Qëndrimi i Bashës tregon se Donald Lu ka mbështetur kreun e PD për Vettingun në politikë.
Së pari, vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.
Së dyti, struktura e vettingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.
Së treti, vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.
Së katërti, vettingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.
Dhe së pesti, vettingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendit dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.
Pika e fundit “i thjeshtë” në fakt duhet te jetë “i thelluar” per gjithë banden familjare, që ka fshehur produktet e vepres penale, qe nga kunati, vjerri , vjerra , gruaja, vëllai dhe gjithë të afërmit që dyshohen si bashkëpuntor. Kjo është intriga e Lulit i cili kërkon një ligj tjetër antikushtetues per te shpetuar veten si dekriminalizimi.